“U mblodhën biznesmenët kapuçëzinjë, servilat e kryeministrit”
Nga Agron Shehaj
(deputet)
Nje komplot i Kastës kundër Popullit.
U bënë te gjithë bashkë, me kuç e me maç, biznesmenët e mëdhenj u vunë sot në krah te Gjyqtarëve, Ministrave, Politikanëve të korruptuar.
Meskinët dhe servilët u bashkuan nën flamurin me sorrë të grabitjes kombëtare. Ky është Kapitalizëm parazit dhe provincial.
Nëpërmjet tij biznesmenët e tenderave, lejeve të ndërtimit, koncesioneve sulmojnë protestuesit.
Pothuajse asnjë prej tyre nuk prodhon një produkt apo një shërbim në treg të lirë dhe transparent. Këta kapitaliste, të hurit e të litarit, në vënd që të ulin kokën dhe të heshtin, bëhen me pushtetin kundër të varfërve.
Dihet pse: pronat që mbrojnë tani janë ato që kanë vjedhur dje me korrupsion, forcë dhe servilizëm politik!