Ulen temperaturat dhe nisin reshjet e borës. Ja rrugët problematike në vend

Reshjet e para të dëborës kanë nisur në veri të vendit në orët e mbrëmjes të së martës. Reshje me intensitet të lartë u regjistruan në Kukës, ku si pasojë e dëborës në Rrugën e Kombit pranë tunelit të Thirrës janë rrezikuar automjetet.

Bashkia e Kukësit ka mbledhur shtabin e emergjencave dhe ka marrë masat për mirëmbajtjen e rrugëve dhe mbajtjen e situatës nën kontroll. Bashkia e Kukësit u ka bërë apel operatorëve të kontraktuar për rritjen e nivelit të gatishmërisë për ndërhyrje me mjete e makineri në të gjitha akset rrugore.

Gjithashtu reshje dëbore janë regjistruar edhe në Pukë.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=GJr3codmohc&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Reshjet e dëborës dhe ngricat kanë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve në disa rrugë, në veri dhe verilindje të vendit. Emergjencat Civile njoftojnë se shkak i reshjeve te dëborës në Qarkun Kukes dhe Shkodër, që nisen mbremjen e kaluar me intensitet, por edhe uljes se ndjeshme te temperaturave, çka ka sjelle edhe ngrica ne rruge, drejtuesit e mjeteve udhezohen te përdorin zinxhirët ne keto akse rrugore:

Fushe Arrez – Iballe

Fushe Arrez – Qafe Mali – Qafe Shllak

Qafe Mali – Fierze.

Bajram Curri – Valbone

Kukes – Qafe Shllak

Tunel i Kalimashit – Morine.

Aktualisht jane veshtiresisht te kalueshme keto segmente rrugore nga debora dhe po punohet per hapjen e tyre:

Qafe Mali – Dardhe, në zonen e Pukës

Qafe Thore – Theth, në zonën e Malesise se Madhe

Tamare – Vermosh

Bushtrice, Kukës – Kala e Dodes, Diber.

Trashesia e dëbores ne to shkon nga 20 cm deri në 50 cm.

Prezence dëbore ka edhe në ‘Rrugën e Kombit’ ku punojnë borepastrueset.

Komisionet e Emergjencave Civile ne Qarqe dhe Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile ne MPB po ndjekin situatën duke e shoqëruar me masa përkatëse ne terren.

bore6

Gripi mbyll shkolla e kopshte; Qeveria: Pushim një nga prindërit

Përhapja e menjëhershme e virusit të gripit në popullatë ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të mbyllë çerdhet, kopshtet dhe shkollat në datat 4, 5, 6 dhe 7 janar, me qëllim frenimin e tendencës rritëse të numrit të njerëzve që po preken nga virusi.

Pas vendimit për të mbyllur shkollat e çerdhet deri më datën 7 janar për të parandaluar shpërndarjen e gripit , Qeveria ka marrë vendimin për të lënë pushim 4-5-6 Janar një prej prindërve që punojnë në administratë, e që kanë fëmijë të mitur.

“Qeveria, në vijim të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, vendosi edhe caktimin e këtyre datave, 4, 5 dhe 6 janar 2017, ditë pushimi për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore”, thuhet në Vendimin e Këshillit të Ministrave.

bore-4

Gjithashtu i bëhet thirrje sektorit privat që t’u vijnë në ndihmë prindërve me fëmijë të mitur që të marrin të njëjtin vendim. “Qeveria iu bën thirrje edhe të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të një nga prindërve që kanë fëmijë të mitur që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor”, thuhet më tej në VKM.

Vendi ynë është përfshirë nga epidemia a gripit tanimë, pasi në një javë rezultojnë mbi 15 mijë të prekur që janë regjistruar. Numri mund të jetë edhe më i madh, pasi shumë qytetarë nuk paraqiten për të kërkuar ndihmën e mjekut.  “Përhapja ishte e menjëhershme. Ka filluar që në dhjetor dhe është përhapur me shpejtësi. Simptomat janë temperaturë e lartë, dhimbje muskujsh, këputje…”, thotë shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino.

Virusi AH3N2 nuk është më agresiv nga virusi AH1N1 që qarkulloi në vendin tonë. Virusi ka prekur çdo moshë, por format më të rënda i kalojnë fëmijët e vegjël, të cilët kanë tejmbushur shërbimin e urgjencës në pediatri. Por, specialistët i kerkojnë të bëjnë kujdes të moshuarve dhe atyre që kanë sëmundje.  “Të gjithë personat që kanë sëmundje pulmonare apo probleme kardiake duhet të vaksionohen. Vaksina shpërndahet falas në qendrat shëndetësore“, shpjegon Bino. Sipas zonjës Bino, vaksina mund të bëhet në çdo kohë dhe mbron popullatën nga format e rënda të gripit, pasi edhe pse ende nuk ka asnjë rast humbje jete të konfirmuar në rrugë laboratorike deri më tani, gripi mund të shkaktojë edhe vdekje. Nga ana tjetër, Insitutiti i Shëndetit Publik bën thirrje për të shmangur ambientet e mbyllura dhe kujdes të veçantë ndaj higjienës, si mos hedhja e facoletave vend e pavend apo larja e herëpashershme e duarve.

Gripi izolon shqiptarët: Mos i humbisni këto udhëzime

bore-reshje1

SHKARKO APP