Urimi i Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës për Erën
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë postuar në facebook, një urim për vajzën e tyre, me të voglën e familjes, Erën.
Monika, si çdo nënë që i dridhet zëri dhe pena kur shkruan për datëlindjen e fëmijës së saj ka hedhur me shpejtësinë e erës së dimrit, disa fjalë për Erën e saj.
Ja se ç’shkruan Monika Kryemadhi sot:
Je një Erë e re, që erdhi në jetën tonë plot 13 vjet më parë.
Era e Era Metës në familjen tonë ishte zhurmë, ishte hare, ishte gëzim ishte buzëqeshje, ishte jetë, prandaj Era të uroj të kesh shëndet, të jesh e lumtur, të mësosh dhe mos ndalo. Ashtu siç ke emrin fryj dhe gëzohu me jetën që të ka dhënë Zoti. Kënaqu, lufto, jeto dhe fal dashuri. Të dua Era ime e vogël!
Ndërsa Ilir Meta ka postuar foton e preferuar dhe shkruan: Sot është ditëlindja e Erës.
“Fëmijët janë dhurata më e çmuar në jetë, jo vetëm për familjen por edhe për vendin. Të gjithë fëmijët meritojnë një të ardhme të sigurtë, në një vënd që e duan dhe i do-, shkruan Meta.