Vajzafest po vjen. Nga datat 22-24 gusht do jetë kryeqendra e Shqipërisë

Në fund të çdo gushti, Vajza e Vlorës, fshati i Ali Asllani shndërrohet në një qendër pulsuese të artit, krijimtarisë dhe mikpritjes shqiptare. Edhe këtë vit, nga 22 deri më 24 gusht, ju ftojmë në “Vajzëfest – Art, Film, Trashëgimi”, një festë që lidh traditën me risinë, kujtesën me shpirtin bashkëkohor.

Kjo festë sjell në Vajzë artistë të njohur, kineastë, piktorë, muzikantë e figura publike që i japin dritë kulturës shqiptare. Për tre ditë me radhë, fshati do të rrezatojë jetë përmes shfaqjeve filmike dhe teatrore, ekspozitave të artit, poezisë, këngës polifonike, valles popullore, numrave të cirkut, muzikës bashkëkohore dhe programeve krijuese për fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një risi e VAJZEFEST është organizimi për këtë vit i “Ditës Olimpike” në Parkun Arkeologjik të Amantias, nën kujdesin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, një rikthim simbolik i shpirtit të lojërave të lashta në një hapësirë të ngarkuar me histori.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të rinjtë e pasionuar pas natyrës dhe aventurës do të organizohen ecje në shtigje malore, kampingje nën yje dhe netë me zjarr e tinguj, që krijojnë kujtime dhe miqësi të paharruara.

Eksplorimet do të shtrihen në Ujvarën e Rasalit, Urën historike të Bratajt, shpellat e Velçës, Beunin historik, e deri tek rrënojat mbresëlënëse të Amantias.

Kësaj përvoje do t’i shtohet edhe shija e kuzhinës vendase, me gatime tradicionale, mish të pjekur, bulmet të freskët, raki e verë të mirë, që mund të shijohen në çdo shtëpi fshati, në stendat e improvizuara apo në lokalin piktoresk pranë Shpellës së Bletës, aty ku natyra dhe qetësia flasin me një zë.

Kjo festë është fryt i pasionit dhe përkushtimit të Shoqatës së fshatit Vajzë, Bashkisë Selenicë dhe banorëve mikpritës që besojnë se trashëgimia jonë ka ende shumë për të rrëfyer.

Ejani të jemi bashkë në këtë ngjarje të veçantë!

VAJZA ju pret me art, buzëqeshje dhe një përqafim që vjen nga thellësitë e traditës sonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?