Vasili apel qeverisë: Plotësoni kërkesat dhe mbyllni gojën
Nga Petrit Vasili
Qeveri boll me komente, plotëso kërkesat e studentëve!!!
Kërkesat shumë të drejta të studentëve janë aty.
Pse s’i zgjidhin, por bëjnë komente dhe dëngla mashtruesish të rendomte në FB?!
Për çfarë ulen në ato karrige apo vetëm për të grabitur paratë e njerëzve të thjeshtë?
Apo rëndesi ka të grabisin 40 milion euro tek Unaza e re dhe të lënë qindra studentë edhe me vetëm me 4 WC edhe pa uje, edhe nga 6 vetë në dhoma.
T’i lënë edhe pa ndertesa, t’i lënë edhe pa libra, t’i lënë edhe pa ngrohje.
Edhe thonë paturpësisht i kemi plotësuar kërkesat.
Edhe ZDF-ja gjermane e tregoi qartë se ç’kërkesa kanë plotësuar.
Apo i ka mësuar ai i shkalluari, që kanë kryeministër se edhe ZDF- ja është kazan.
Si s’kanë turp xhanëm!!
Edhe kanë guxim e bëjnë moral këta të pacipë në qeveri, qofshin të shkarkuar e të ngarkuar nga kryemashtruesi i tyre!!!
Plotësoni kërkesat dhe mbyllni gojen!!!