Petrit Vasili: BE në Tiranë, heshtni se boll dëmtuat Drejtësinë!

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili reagoi pas deklaratës së zyrës së BE në Tiranë lidhur me votimin e Ligjit të Magjistraturës.

Në mesazhin e tij, Vasili kërkon nga delegacioni i BE që të merret me thelbin e problemit dhe jo me detajet që nuk ndryshojnë asgjë.

Vasili shprehet se në Shqipëri po flitet për rënie të sistemit të drejtësisë dhe kapje të tij nga qeveria, ndërsa zyrtarët e BE në Tiranë e shohin problemin vetëm te detajet e ligjit të Magjistraturës.

BE në Tiranë, heshtni se boll dëmtuat!

Për Reformën e shkatërruar në drejtësi në i themi ja ujku, ndërsa BE në Tirane na tregon gjurmët. Sistemit të drejtësisë në Shqipëri i kanë prerë kokën, ndërsa BE në Tiranë na tregon thonjtë e këmbës. Shqipëria s’ka Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë dhe sistemi i drejtësisë është kapur nga Rilindja, ndërsa këta te BE në Tiranë na flasin për manikyrin e thonjve. Shqipërinë e mbyten paratë e pista, krimi i organizuar dhe trafiku i drogës, këta e kanë mendjen të vila “interesante” në Rolling Hills.

BE në Tiranë pushoni, jeni shndërruar thjesht në Fake Europa, Europa e vërtetë nuk është si ju”- deklaron Petrit Vasili.

SHKARKO APP