Vasili: Diplomatët “harrojnë” të flasin për Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka publikuar sot disa argumente ligjore të juristëve më në zë të Shqipërisë, të cilat kanë folur vite më parë për rëndësinë që ka për Shqipërinë Gjykata Kushtetuese. Në studimin e publikuar nga Fondacionit Gjerman Konrad Adenauer, thuhet shprehimisht se Gjykata Kushtetuese është pika fundore e sistemit që mund të rregullojë shkeljet e rënda ligjore që nuk janë korrigjuar në shkallët e tjera të gjyqësorit.

Ky fakt bëhet edhe më domethënës sot që Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese. Në reagimin e tij, Vasili thekson se problemi kryesor me ngërçin e sistemit të drejtësisë sot është mungesa e Kushtetueses dhe jo thjesht kuotat e Shkollës së Magjistraturës.

Ai kritikon edhe diplomatët që e shohin problemin e krizës së drejtësisë sot thjesht si çështje teknike.

Diplomatët e huaj “harrojnë” të flasin për Gjykatën Kushtetuese,por ja ç’kanë thënë specialistët për të. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është kritike në Shqipëri për funksionet, që ka dhe përcaktimet themelore kushtetuese, që lidhen me të. Këtë e kanë argumentuar shumë qartë specialistët më në zë të jurisprudencës shqiptare, që kanë kontribuar edhe për hartimin e reformës në drejtësi“,- shprehet Vasili.

Duke risjellë botimet e juristëve të njohur në Facebook, Vasili thotë se diplomatët e huaj mesa duket vuajnë nga “amnezia” dhe nuk prekin thelbin e problemit që është “rënia e kokës së drejtësisë”.

Megjithëse mungesa e Gjykatës Kushtetuese është e një rëndësie kritike ka diplomatë të huaj që vuajnë nga një amnezi (harresë) kritike dhe vazhdojnë të flasin me një këmbëngulje artificiale, të pavend dhe të sforcuar për ligjin e magjistraturës, i cili s’ka aspak të bëjë me zgjidhjen e kryeçështjes së prerjes së kokës së sistemit të drejtësisë.

Meqenëse politika nuk jua mbush dot mendjen këtyre diplomatëve për rëndësinë e mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe urgjencën kombëtare që përbën zgjidhja e saj, le të lexojnë më poshtë disa opinione të specialistëve për të. Këto opinione janë përgatitur ne kuadrin e një studimi të mbështetur nga Fondacioni Konrad Adenauer“,- shkruan Petrit Vasili.

Studimi e Fondacionit Gjerman Konrad Adenauer, publikuar nga Petrit Vasili në Facebook:

SHKARKO APP