Vasili: Hahn ta nis kontrollin nga paratë e pista që blenë drejtësinë
Në prag të vizitës së Komisionerit të BE për Zgjerimin, Johanes Han, kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka kërkuar nga institucionet e Brukselit një vlerësim më objektiv për situatën në Shqipëri.
Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili shprehet se kontrolli i BE për procesin e integrimit të Shqipërisë duhet të nis nga paratë e pista që po përdoren nga qeveria për zgjedhjet dhe për blerjen e reformës në drejtësi.
Vasili thotë se Hahn duhet të flasë për paratë e pista, pasi zyra e BE në Tiranë asnjëherë nuk flet për këto probleme.
“Çuditërisht BE-ja në Bruksel flet shumë pak për paratë e pista, ndërsa BE në Tiranë nuk ka folur dhe nuk flet kurrë, bile bashkëjeton fort mirë në heshtje me këtë fenomen të dimensioneve të frikshme. Departamenti Amerikan i Shtetit ka vënë alarmin për pastrimin e parave të pista. Por edhe Banka e Shqipërisë ka vënë gishtin në plagë. Hanh është sot në Tiranë dhe le ta fillojë screeningun nga paratë e pista, të tjerat s’na duhen fare, sepse në fund të fundit do të kujtohen si denglat e radhës”,- deklaron Petrit Vasili.
Postimi i plotë i Vasilit
A do të flasë Hanh me Kryeministrin për paratë e pista që blenë edhe Reformën në Drejtësi, se BE-ja në Tiranë bashkëjeton me to. BE-ja duhet të kishte si kusht kryesor për hapjen e negociatave me Shqipërinë, luftën pa asnjë kompromis kundër pastrimit të parave të pista. Kjo veprimtari kriminale e dimensioneve shumë të medha po shpërbën ekonominë, bleu Reformën në Drejtësi dhe po trondit rëndë ekulibrat sociale të vendit.
Çuditërisht BE-ja në Bruksel flet shumë pak për paratë e pista, ndërsa BE në Tiranë nuk ka folur dhe nuk flet kurrë, bile bashkëjeton fort mirë në heshtje me këtë fenomen të dimensioneve të frikshme. Departamenti Amerikan i Shtetit ka vënë alarmin për pastrimin e parave të pista. Por edhe Banka e Shqipërisë ka vënë gishtin në plagë. Hanh është sot në Tiranë dhe le ta fillojë screeningun nga paratë e pista, të tjerat s’na duhen fare, sepse në fund të fundit do të kujtohen si denglat e radhës.
Paratë e pista blenë, shkatërruan, bllokuan dhe lanë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të lartë, pa KLGJ pa KLP pa Inspektor të përgjithshëm të drejtësisë. Paratë e pista i prenë kokën Drejtësisë shqiptare. A do t’ja thotë dot këto Hahn kryeministrit të Shqipërisë që qeverisë i vetëm me para të pista???? Ishalla ja thotë Hahn kryeministrit sepse BE-ja në Tiranë nuk ja tha dhe nuk ja thotë dot as në ANGLISHT as në KROATISHT.
Departamenti Amerikan i Shtetit, konfirmoi shumë qartë se Shqipëria mbetet vend kryesor i pastrimit të parave. Dhjetrat kullat në Tiranë, jane prova e qartë që fajëson. Moskonfiskimi i aseteve të veprimtarisë kriminale dhe përkundrazi shndërrimi nga qeveria i Shqipërisë në një parajsë dhe lavatrice kolosale të pastrimit të parave.
“Vendi mbetet në rrezik të konsiderueshëm për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare. Burimet kryesore të parasë kriminale vijnë nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qënieve njerëzore. Ndërtimi, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri”.