Vasili: Kuksianët u rrëmbyen nga policia dhe prokuroria. Pse hesht BE?
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot për arrestimet e qytetarëve të Kukësit, pas protestës në Rrugën e Kombit. Në një shënim në Facebook, Vasili thotë se arrestimet u kryen në shkelje të hapura ligjore nga ana e Policisë së Shtetit.
Ai shton se për këto shkelje të të drejtave të njeriut duhet të kishte reaguar Avokati i Popullit dhe veçanërisht zyra e Bashkimit Europian në Tiranë.
Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:
“Qytetaret kukesianë u rrëmbyen natën nga policia, pse hesht Komiteti i Helsinkit, Avokati i Popullit dhe veçanërisht BE në Tiranë???
Qytetarët kukësianë u rrëmbyen dhe u arrestuan në mes të natës nga policia duke shkelur çdo ligj dhe çdo të drejtë njerëzore.
Banditët e shtetit kanë emra dhe mbiemra dhe Prokuroria shqiptare turpërisht hesht dhe ligjëron dhunimin e ligjit. Tashmë kjo prokurori është përfundimisht zyrë shërbëtore të peshtirë të kryeministrit.
Po pse hesht Komiteti i Helsinkit në Tiranë, kush ja ka mbyllur gojën përpara kësaj shkeljeje të tmerrshme të të drejtave të njeriut.
Po Avokati i Popullit pse hesht dhe nuk e kërkon me forcë që ky dhunim publik alla Sigurimi i Shtetit të dënohet nga drejtësia shqiptare.
Ndërsa BE në Tirane që gjithnjë kujdeset fort për të drejtat më periferike të njeriut, në këtë rast e ka qepur gojën dhe s’thotë as një gjysëm fjalë për këtë të drejtë themelore, për këtë dhunim të qytetarëve, që është turpi dhe faji më i rëndë i qeverisë.
BE në Tiranë hesht duke u bërë pjestarë në faj, pasi kjo Shqiperia jonë nga Europa e ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtar në BE.
Europa e Brukselit qeveriëe e Sigurimit të Shtetit e refuzon, ndërsa kjo BE në Tiranë e pranon, keqardhje e madhe…..zhgënjim i thellë….”.