LSI, Vasili: Një Edi Rama kryeministër, edhe 9 Rama si ministra!

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, ka ironizuar me lëvizjet e shumta që ka pësuar qeveria në vetëm pak ditë. Ai thotë se Rama tregoi veprim të sinqertë kur propozoi veten si ministër, edhe pse Vasili e quan si veprim prej budallai. Por, Vasili shton se Rama duhet të vazhdonte të tregonte sinqeritetin edhe duke propozuar veten edhe për 8 ministritë e tjera. ”Që të ishte i sinqertë deri në fund, duhet të propozonte veten edhe për tetë postet e tjera të ministrave. Dhe do ishim rehat se do kishim një Rama Kryeministër dhe 9 Rama ministra”,-shkruan Vasili në facebook.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Rama te propozonte veten edhe per 8 ministrat e tjere. Kjo duhej…..!!! Qe propozimi i vetes per minister nga Edi Rama eshte veprimi me idiot i pluralizmit shqiptar kete nuk e luan as topi.

Qe kryeministri Rama do t’i kerkoje hesap ministrit te jashtem Rama edhe kjo eshte komedia me idiote me e madhe e pluralizmit shqiptar. Ndonese veprim prej budallai, propozimi i vetes eshte veprimi me i sinqerte i Edi Rames.

Por qe te ishte i sinqerte deri ne fund duhet te propozonte veten edhe per tete postet e tjera te ministrave. Dhe do ishim rehat se do kishim nje rama kryeminister dhe 9 rama ministra. Ky propozoi ne fakt jo 8 ministra por nja 8 pece kembesh per kepucet e tija 8 panolina per brekushet e tija, 8 kruajtese dhembesh per gojen e tij.

Ne fund te llogarise do dukej qe kishim shume ministra por ne fakt do te kishim vetem nje budalla te dale nga mendt.

SHKARKO APP