Vasili: Pata paralajmëruar kryeministrin Rama për dëmin 2 miliardë euro
Petrit Vasili poston sot në adresën e tij në Facebook se “pata paralajmeruar disa here kryeministrin Rama se rrezikohet që Shqipërisa të humbase deri në dy miliardë euro në gjyqet ndërkombetare”. Por siç tregon shkresa zyrtare e ish-ministrit të drejtësisë, kryeministri nuk e ka vënë ujin në zjarr. Dhe ja erdhi dënimi i parë për 70 milionë euro ndaj Shqipërisë.
Pyetja për prokuroren e përgjithshme të Republikës, Arta Marku shtrohet se a kanë filluar hetimet ndaj personave përgjegjës për këtë heshtje kriminale, në mos edhe bashkëpunuese të qeverisë me personat që na kanë hedhur në gjyqe. Ka dyshime se segmente qeveritare bashkëpunojnë me ata që na hedhin në gjyqe ndërkombëtare dhe pranojnë fajin në mënyrë që më pas ti paguajnë nga buxheti i shtetit dhe ndajnë paratë bashkërisht.
Ky dokument i ish-ministrit është akuzë publike dhe penale ndaj qeverisë.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Pata paralajmëruar kryeministrin: 2 miliardë euro dhe ja, erdhi denimi i parë 70 milionë euro.
Pata paralajmeruar disa here se rrezikohet te humbase deri ne 2 miliard euro Shqiperia ne gjyqet nderkombetare. Si minister i drejtesise ne ate kohe, kryeministrin e kam informuar me shkrim per emergjencen e jashtezakonshme financiare,qe kercenonte financat e Shqiperise. Per fajin e kryeministrit brenda tre javesh Shqiperia u denua me me shume se 70 milion euro nga gjykatatat nderkombetare.
Po jua perseris eshte emergjence financiare e frikshme dhe mbi kryeministrin rendon pergjegjesia kriminale edhe veprimeve shkaterrimtare financiare te tij me prishjen e njeanshme te kontratave,por edhe mosveprimeve te tij, pasi edhe pse u informua me shkrim per situaten,nuk levizi as gishtin dhe nuk beri asgje.
Me 70 milion eurot vetem sa ka filluar te konsumohet kjo tragjedi per shqiptaret. 70 milion euro te humbura ja shume me shume se parate, qe shpenzohen per ilace nga te gjithe spitalet e vendit,70 milion jane te mjafta per te ndertuar 2 spitale te reja moderne,70 milion mjaftojne per qindra qendra shendetesore moderne.
Te nderuar miq te medias informacionin me shkrim qe i eshte derguar kryeministrit nga une mund ta rilexoni serish me poshte: