Vasili: Për çdo Esat Pashë ka gjithmonë një Avni Rustem

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sërish lidhur me çështjen e detit.

Në një status në Facebook, Vasili e quan kryeministrin Edi Rama një “Esat Pashë” të shekullit të 21, dhe shkruan se ai ngjan me të parin vetëm nga pasioni i shfrenuar për tradhtinë.

“Ky Esatuci i ri që nuk se çfarë t’i bëjë tokës i është versulur detit. Pasuritë nënujore të Shqiperisë janë të gatshëm t’i falin dhe t’i kthejnë në pasuri private, në llogari off-shoresh etj.” -shkruan Vasili.

Postimi i plotë i nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili

Esat Pasha, Edi Rama dhe tradhtia në mes!

Rishfaqja e një Esat Pashe në shekullin e 21 është patjetër lajm i keq për shqiptarët.

Por nuk është një lajm i frikshëm.

Edi Rama apo kopja e çngjyrosur e Esat Pashës ngjan me të parin vetëm nga pasioni i shfrenuar për tradhtinë.

Ky Esatuci i ri që nuk di se çfarë t’i bëjë tokës i është vërsulur detit.

Pasuritë nënujore të Shqipërisë janë të gatshëm t’i falin dhe t’i kthejnë në pasuri private, në llogari off-shoresh etj.

Shqipëria ka qenë shumë e dobët, e përçarë dhe pa përkrahje në kohërat e Esat Pashës e megjithatë e gjeti një Avni Rustem, që foli në emër të gjithë shqiptarëve.

Ndaj Esatuci i ri sot nuk tremb njeri, sepse sido që të jetë ka gjithmone një Avni Rustem sypafjetur.

SHKARKO APP