Vasili: Prokuroria nuk duhet të hesht më. Të hetohet Edi Rama

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka kërkuar hetimin e kreut të qeverisë, Edi Rama. Vasili i referohet deklaratës së Edi Ramës gjatë fushtës zgjedhore, ku kreu i qeverisë u bëri thirrje forcave të policisë të përfshiheshin në fushatë për mbledhjen e votave për PS. Por ai hedh dyshimin se kryeministri ka blerë edhe Prokurorinë, pas SHISH.

Kreu i deputetëve të LSI-së thotë se heshtja e Prokurorisë është e pakuptueshme, përderisa fajin dhe shkeljen ligjore e ka pranuar vetë Edi Rama. Vasili shton se nëse prokuroria nuk vazhdon me procedimin ligjor, atëherë është organi i akuzës shkelësi më i madh i ligjit.

“Kjo heshtje është faj i rëndë publik. A ka frikë prokuroria nga kryeministri, kur fajin e ka pranuar po ai vetë publikisht dhe ka bërë dhe sikur ka kërkuar falje. Prokuroria s’ka asnjë të drejtë të heshtë më, ose ka zgjedhur të jetë ajo shkelesja e madhe e ligjit”,- deklaron Vasili.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve, Edi Rama u bëri thirrje forcave të policisë që të bënin fushatë dhe ruanin votat e Partisë Socialiste. Sipas ligjit për Policinë e Shtetit, efektivët e rendit e kanë të ndaluar dhe penalizohen nga ligji nëse bëjnë fushatë, apo marrin pjesë në aktivitete elektorale në përkrahje të çdo partie politike. 24 orë pasi bëri këtë deklaratë, Edi Rama i këshilluar nga juristët në Qeveri kërkoi falje.

Por kreu i deputetëve të LSI thotë se shkelja ligjore është e rëndë dhe çuditërisht as ndërkombëtarët nuk reaguan fare për këtë thirrje antiligjore.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit: 

Kryeministri zhveshi policinë për vota, heshtja e prokurorisë faj i rëndë publik. Në fushatën e zgjedhjeve të qershorit kryeministri i kërkoi policisë të flakë uniformën dhe të bënte vota për partinë socialiste.

Ambasadorët e huaj që s’lenë gjë pa komentuar, nuk folën. As OSBE nuk e dënoi publikisht dhe fort. Në fund të fundit ky hall shumë i rëndë është yni se qytetarët mbeten pa shtet  se policë e kriminelë u bënë njësh me krimin.

Prokuroria hesht edhe sot e kësaj dite, mëgjithëse është denoncuar ky kryeministër dhunues i ligjit, ndërkohë që qindra punonjës të thjeshtë kanë humbur punën dhe ndiqen penalisht vetëm për pjesmarrje në aktivitete elektorale.

Kjo heshtje është faj i rëndë publik.

A ka frikë prokuroria nga kryeministri, kur fajin e ka pranuar po ai vetë publikisht dhe ka bërë dhe sikur ka kërkuar falje.

Prokuroria s’ka asnjë të drejtë të heshtë më, ose ka zgjedhur të jetë ajo shkelesja e madhe e ligjit.

Për të freskuar memorjen e Prokurorisë, po ju demostroj videon se çfarë thoshte narko-hajduti i votave në qershor, prokuroria le ta shohë dhe le të veprojë, kjo ndan nëse është e blerë nga kryeministri apo jo.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/1793481937618297/

 

SHKARKO APP