Vasili: Rama, President i FSHF. Futbolli është më i rrezikuar se kurrë

Zgjedhjet për President të Federatës Shqiptare të Futbollit po shoqërohen me debate politike. Këtë herë është kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili akuzon kryeministrin Edi Rama se kërkon të bëhet edhe President i FSHF-së, duke kandiduar deputetin dhe ish-kryeministrin e PS, Bashkim Fino.

Përmes një statusi në Facebook, Petrit Vasili shkruan se Rama do t’ju rrëmbejë shqiptarëve futbollin, të vetmin gëzim që u ka mbetur. Vasili i referohet edhe një komenti të FIFA-s, e cila kërkon që politika të qëndrojë neutrale dhe qeveria të mos ndërhyjë në asnjë lloj forme.

”Ditë më të zezë futbolli shqiptar nuk ka parë, që nga dita e parë që në Shqipëri luhet futboll. Edi Rama do që ta izolojë dhe ta mbysë futbollin shqiptar vetem sepse nuk është në duart e tij. Shqipëria e sukseseve më të medha aktuale historike në futboll, është më e rrezikuar se kurrë”,-shkruan Vasili.

Komenti i Vasilit vjen pas shpalljes së kandidaturës së deputetit dhe ish-kryeministrit të PS, Bashkim Fino. Deputeti i PS ka hyrë në garë pa hequr dorë nga mandati si ligjëvenës i PS. Kandidatura e tij mbështetet nga kryebashkiakët e PS, të cilët janë edhe financues dhe presidentë të ekipeve që përfaqësojnë bashkitë e tyre.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit:

“Ky Edi Rama do të bëhet edhe President i i Federatës Shqiptare të Futbollit. Edi Rama do që t’ju rrëmbejë edhe futbollin shqiptarëve, të vetmin gëzim që ju ka mbetur atyre.

Ashtu si përbindëshat gjakatare politike të Afrikës së Zezë, që ishin edhe presidentë edhe kryeministra, edhe kryetarë parlamentesh, presidentë të Futbollit ashtu edhe Edi Rama, do që të gllabërojë edhe futbollin.

Ditë më të zezë futbolli shqiptar nuk ka parë, që nga dita e parë që në Shqipëri luhet futboll.

Edi Rama do që ta izolojë dhe ta mbysë futbollin shqiptar vetem sepse nuk është në duart e tij. Shqipëria e sukseseve më të medha aktuale historike në futboll, është më e rrezikuar se kurrë.

Statuti i FIFA-s është i qartë dhe i kristaltë.  Lexojeni dhe kuptojeni se çfarë e pret Shqipërinë në futboll pas rrëmbimit të federatës nga Kryeministri i trafiqeve.

“Political neutrality and prevention of any form of government interference. FIFA’s general principles of political neutrality and the prevention of any form of government, interference and, in particular, the obligation imposed by art. 14 of the FIFA Code of Ethics on FIFA”.

SHKARKO APP