Vasili: Rama tradhëtari pa atdhe, që po duartrokitet në Greqi

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama për tradhti kombëtare lidhur me zgjerimin e kufirit detar të Greqisë me 12 milje në detin Jon.

Përmes rrjeteve sociale, Vasili shprehet se tashmë Rama është një tradhtar pa atdhe që po duartrokitet në Greqi për qëndrimin e tij duke i dhënë të drejtë shtetit fqinj në pretendimet e saj.

Reagimi i Petrit Vasilit

Rama tradhtari pa atdhe, që po duartrokitet në Greqi!

Edi Rama është sot nën akuzën e tradhtisë së lartë nga shqiptarët!

Ai po përpëlitet shëmtueshëm, i përdhosur dhe turpërisht duke kërkuar  që të justifikojë tradhtinë e tij.

Greqia po e duartroket këtë se i intereson shihni mediat më të mëdha greke. (Foto).

Duke u qëndruar larg alibive të lodhura të një tradhtari të kapur me presh në dorë si Rama, që nuk lë të gjallë e të vdekur  pa përmendur edhe pse nuk kanë asnjë lidhje, vetëm e vetëm që t’i ikë fajit të tradhtisë, le të vijmë te tradhtia e tij për detin.

Duke ju referuar vetë fjalëve vetë-demaskuese të tradhtarit më bajat që Shqipëria ka parë, po bëjmë këto pyetje të thjeshta si vetë shkollëpaku të cilit i drejtohen.

  1. Përse përballë një çështjeje kombëtare të tillë, si kjo e Kufirit Detar, grupi negociator i Shqipërisë qenka i paplotësuar dhe vazhdon si i tillë?
  2. Cili interes i huaj dhe privat ia mban dorën tradhtarit, që e pengon ta plotësojë grupin negociator?
  3. Po si mundet tradhtari të justifikojë që përballë një Greqie shumë të përgatitur dhe me nivel të lartë ekspertësh, Rama vendos një grup ekspertësh copë-copë, të paplotësuar dhe me një udhëheqje politike zero?
  4. Në funksion të cilit interes Qeveria dhe Grupi Negociator për dy vjet rresht u ngroh në diell dhe s’bëri asgjë, ndërkohë, që pala greke punon e bën gjithçka për të marrë detin?
  5. Përse tradhtari nuk informon shqiptarët, të cilëve informacionet në çdo rast për Kufirin për Detin u vijnë nga Greqia?
  6. Kush ja mban tradhtarit dorën të kërkojë ekspertizën më të mirë ndërkombëtare dhe ta paguajë siç paguan koncesionet e tij hajdute?
  7. Si shpjegohet që Greqia është gjithmonë shumë e kënaqur nga qëndrimet e tradhtarit, në një kohë që dihet botërisht se interesat e Shqipërisë cenohen?
  8. Përse tradhtari nuk ka bërë e bën asnjë veprim për t’i dalë përpara logjikës së faktit të kryer të palës greke?
  9. Meqenëse tradhtari i përmend vetë, përse nuk informon shqiptarët se çfarë bashkëpunimi ka pasur, nëse ka pasur, me Presidentin dhe Parlamentin për këtë çështje kombëtare?
  10. Çfarë komunikimi ka pasur tradhtari me institucionet ndërkombëtare, nese ka pasur, për të ngritur shqetësimet për kufirin detar e për të kërkuar mbështetjen e tyre profesionale dhe politike?
  11. Përse tradhtari nuk bën publike se çfarë marrëveshjeje kishte bërë dhe ishte thuajse gati të firmoste me qeverinë greke të Tsipras-it?

Mos u përdridh tradhtar!

Kthe përgjigje për pyetjet!

Retorikat e çatrafiluara të një pazarxhiu kufijsh të deklaruar nuk i duhen askujt.

Shqipërisë detin nuk ja merr dot kush se ka zot, por tradhtari do të paguajë për gjithçka bëri dhe bën për të shitur detin e Shqipërisë dhe kufijtë e Kosovës.

https://www.facebook.com/petritvasil/photos/a.1702860043347154/2436330760000075/?type=3&theater

SHKARKO APP