Vasili reagon për akuzat e PS: Epidemi hajdutërie votash në Parlament
Partia Socialiste rrëzoi sot kërkesën e LSI dhe PD për anulimin e procesit të votimit për ligjin e shembjes së Teatrit Kombëtar. LSI kërkoi shpalljen të pavlefshme të votimi, pasi deputetit Vangjel Tavo edhe pse nuk ishte në seancë, në procesverbal ishte shënuar sikur kishte votuar “pro”. Por PS, përveç se e njohu si të ligjshëm votimi me persona që nuk ishin prezent në sallë, akuzoi LSI se ka ngatërruar qëllimisht kartat e deputetëve. Një skemë e tillë prej “specialistësh” të propagandës manipulimin e votimit synon tua hedh kundërshtarëve, kur në fakt përgjegjësinë teknike për votimin nuk e kanë deputetë, por Sekretariati i Kuvendi që në këtë rast drejtohet nga Partia Socialiste.
Pas këtij vendimi, drejtuesit grupit parlamentar të LSI dhe deputetët e saj kanë reaguar ashpër duke e cilësuar si skandaloz qëndrimin e PS.
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili akuzon mazhorancën se pasi vodhi votat e deputetëve në miratimin e ligjit për shembjen e Teatrit, nuk pranon përsëritjen e votimit të parregullt. Në një reagim pas qëndrimit të PS se nuk do të rivotonte ligjin, Vasili thotë se në Parlament hajdutët po vjedhin votat, ligjet në sy të shqiptarëve.
“Epidemi hajdutërie votash ne parlament. Hajdutët e votave refuzojnë e pengojnë rivotimin e ligjit për teatrin dhe vulosin manipulimin mu në mes të parlamentit të votimit të ligjit për teatrin. Vodhën teatrin,vjedhin votat edhe ne parlament,vjedhin shqiptarët përditë me koncesione. Me një fjale është epidemi hajdutesh në sytë e shqiptareve dhe në krye të qeverisë. Dihet fundi i hajdutëve….“,- shprehet kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili.
Projektligji i propozuar nga qeveria, u miratua me 75 vota nga ana e mazhorancës, të enjten në mbrëmje, pas një seance maratonë ku nuk munguan dhe përplasjes mes mazhorancës dhe opozitës. LSI publikoi procesverbalin e sistemit elektronik që tregon se në proces kishte marrë pjesë edhe deputeti Vangjel Tavo. Ndërkohë Tavo nuk ka qenë në seancë dhe as në Shqipëri ditën e votimit. Për këtë arsye, PD dhe LSI kërkuan që ligji të shpallet i pavlefshëm dhe të përsëritet votimi. Por Partia Socialiste sot ka dalë me një tjetër variant. Sipas saj, karta elektronike e deputetit të LSI është ndezur nga kolegët e tij.
Në një reagim mediat, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, deputeti Endrit Braimallari thotë se procedurat e votimit janë përgjegjësi e kryetarit të Kuvendit. Sipas deputetit të LSI, qëndrimet e sotme të PS janë intriga të Rilindjes.
“Procedurat e votimit janë përgjegjësi totale e kryetarit te Kuvendit, i cili mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e votimit, urdhëron stafin ne çdo procedure votimi te verifikoj kartat, është ai përgjegjësi. Kurse presa i përket Bitrit ai e mban kartën ne portofol dhe çdo veprim është intrigë e rilindjes. Nuk është përgjegjësia jone për kartat, por është përgjegjësi e kryetarit të Kuvendit të bej verifikimet”- tha Endrit Braimllari.
Kundër vendimit të Sekretariatit të Kuvendit që e cilësoi të ligjshëm votimin e ligjit për Teatrin ka reaguar dhe deputetit Edmond Panariti. Sipas deputetëve të PS ngatërrimi i kartave ka ndodhur nga kolegët e Vangjel Tavos.
Duke e cilësuar si spekulim, në një postim në facebook, Panariti i bën thirrje publike ish-kolegut të LSI-së që të dëshmojë se ai përdori kartën e tij të deputetit.
“Nuk arrij ta besoj!! Një spekulim dhe mashtrim mjeran përmendja e emrit tim si deformues i procesit të votimit. Ftoj kolegun deputet Robert Bitri, në emër të integritetit të tij të dëshmojë se ai e ka përdorur kartën e tij të deputetit në momentin e uljes në vendin e tij dhe kjo është lehtësisht e provueshme… Kaq”, -shkruan Panariti.