Petrit Vasili: Pazari i rëndomtë i Rilindjes me reformën në drejtësi

Maxhoranca e shtyu ligjin për shkollën e magjistraturës për në seancën e fundit të Kuvendit por Petrit Vasili, duke mos marrë parasysh kërkesat e opozitës.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili se Partia Socialiste ka ndryshuar disa herë qëndrim për ligjin duke treguar mungesë serioziteti.

Vasili shkruan në facebook se qeveria e propozoi ligjin që i jepte Kuvendit të vendoste për Shkollën e Magjistraturës me 2 vite, por në komision e votoi për të kaluar pa afat kohor. Ndërkohë sot në seancë PS ka ndryshuar sërish qëndrim duke propozuar që Kuvendi të vendos për shkollën e magjistraturës për një vit.

Nga ana tjetër, Vasili thekson se LSI-ja ka votuar Kushtetutën dhe shtatë ligjet duke besuar te Konsensusi në 140 vota dhe tek Komisioni i Venecias. “Sot rilindja propozon për një vit. Me Kungulleshkë do ta bëjnë drejtësinë. Se kjo kungulleshkë është: Themi dy vjet. Po pse dy? Po sa? Pa limit. Po pse pa limit. Po sa?Themi një vit. Ky është qëndrimi i turpshëm i një maxhorance pazarxhinjsh që Reformën në Drejtësi e ka thjesht një plaçkë tregu dhe qëllimin e vetëm kapjen e Drejtësisë. Cili njeri serioz mund të pranojë një politikë të tillë, që ndërron sipas hallit pozicion tre herë”,-shkruan Vasili në facebook.

Ligji për magjistraturën ka krijuar kolaps në sistemin e drejtësisë, pasi pas largimit të gjyqtarëve nga Vettingu, nuk ka më kandidatë të tjerë që vijnë nga shkolla e magjistraturës, sipas kritereve të reja ligjore.

Postimi i plotë i kryetarit të deputetëve të LSI, Petrit Vasili:

“Rilindja sot e bëri të qartë që Reforma në Drejtësi për të është asgjë më shumë se një pazar i rëndomtë njerëzish të rëndomtë. Propozoi Rilindja një ligj që jepte fuqi kuvendi të vendoste për Shkollën e Magjistraturës për 2 vjet. Pastaj në komisionin e (anti)ligjeve, ditën e fundit me logjikë ordinerësh e bëri pa afat, ulëriti dhe medemek e argumentoi dhe e votoi.

Sot rilindja propozon për një vit. Me Kungulleshkë do ta bëjnë drejtësinë. Se kjo kungulleshkë është: Themi dy vjet. Po pse dy? Po sa? Pa limit. Po pse pa limit. Po sa?Themi një vit. Ky është qëndrimi i turpshëm i një maxhorance pazarxhinjsh që Reformën në Drejtësi e ka thjesht një plaçkë tregu dhe qëllimin e vetëm kapjen e Drejtësisë. Cili njeri serioz mund të pranojë një politikë të tillë, që ndërron sipas hallit pozicion tre herë.

Kur thotë pra të vërtetën dhe kur gënjen rilindja? Po argumentet që rilindja dha në komisionin e (anti)ligjeve, kur hoqën çdo limit kohë dhe votuan si banditë ku shkuan, apo i harruan sikur s’ka ndodhur asgjë? LSI ka votuar Kushtetutën dhe shtatë ligjet duke besuar te Konsensusi në 140 vota dhe tek Komisioni i Venecias dhe jo tek Rilindja që donte një Reformë në Drejtësi me vota të blera.

LSI-ja beson vetëm tek parimet e Komisionit të Venecias dhe tek 21-22 korriku gjithçka jashtë tyre është riciklimi i pisët i drejtësisë së vjetër por të kapur sot fort në grusht nga Rilindja”.

SHKARKO APP