Petrit Vasili: Edi Rama si qen i rrahur, por dhe me gungën e gungaçit!

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar sot qëndrimet e Kryeministrit, Edi Rama për reformën në drejtësi.

Në një koment në Facebook, Vasili shprehet se Edi Rama ishte i pari ai që kundërshtonte reformën në drejtësi.

Deklarata e plotë e Vasilit:

“Manine e genjeshtres se kryeministrit s’e sheron dot as mjekesia me koncesione.

Ne 21-22 korrik nga 140 votat e reformes ne drejtesi kishte tmerr vetem kryeministri, kete e di i madh e i vogel.
Kryeministri pergatiti ne ate kohe edhe pazarin e gjësë se gjallë per te blere votat per reformen, ashtu sic ben sot qe e zgjedh e kap kryeprokurorin me 69 vota me pak se cdo minister.
Pazarin e gjese gjalle e zhbëri Ilir Meta dhe LSI, kryeministrit ja mbërthyen flegrat e hundes, perfundoi si qen i rrahur lagjeje dhe votoi pa llafe si qingj bashke me tjeret, me 140 vota.
Sot ky qen i rrahur genjen e thote qe medemek ky e paska dashur shume reformen.
Por gungen e gungacit dhe semundjen e genjeshtres se kryeministrit s’ka mjekesi qe e sheron qofte kjo edhe me koncesione”.

SHKARKO APP