Vasili zbulon mashtrimin: Ja si Rama i gënjeu banorët e Fierit për plehrat

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili denoncoi sot projektin e ndërtimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve në Fier. Në një postimin në Facebook, Petrit Vasili zbulon se disa kohë më parë kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi u premtonte banorëve në emër të Edi Ramës se impianti nuk do të ndërtohej.

Në një deklaratë të Armando Subashit në prill të vitit 2017, kryebashkiaku premtonte se kishte marrë garancinë e Edi Ramës që në zonën e Vërrisë të mos ngrihej asnjë impiant mbetjesh. Ndërkohë sot policia dhe fadromat kanë shkuar më dhunë në këtë fshat dhe kanë nisur punimet për hedhjen e themeleve të impiantit që do riciklojë plehrat e Fierit dhe të gjithë zonave të tjera. Mes policisë dhe banorëve ka pasur përplasje të ashpra. Disa banorë thanë se ishin rrahur dhe kërcënuar nga policia.

Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi e para për këtë incident. Në një deklaratë për mediat, paraditen e sotme, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se projekti ishte antiligjor dhe po bëhej pa pëlqimin e banorëve. Ndërkohë banorët patentojnë se veç pronave që do tu bllokohen nga projekti ekziston rreziku i bërjes së pabanueshme të zonës, për shkak të ndotjes që do të sjellë inceneratori.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kryeministri mashtroi paturpësisht banorët e Verrisë për inceneratorin e plehrave. Nuk besoj që ka ndonjë shqiptar, që e beson më kryeministrin dhe të tijtë kur premtojnë.

Deviza e kryeministrit është: “Mashtrojini njerëzit, boll që t’u merrni votën dhe pastaj me kalimin e viteve çdo gjë harrohet dhe vemi i mashtrojmë prapë”.

Këtë gjë kanë bërë me inceneratorin e plehrave në Vërri të Fierit duke i mashtruar banorët e duke i garantuar se kryeministri mashtrues nuk do ta instalonte inceneratorin pa pëlqimin e banorëve.

Harruan banoret që për shëndetin e banorëve, që rrezikohet seriozisht, kryeministrit nuk i bëhet vonë fare; për atë ka rëndësi që paraja të eci. Lexojeni vetë çfarë shkruante kryetari i bashkise së Fierit duke gënjyer pa u skuqur e pa u zverdhur fare:

“Sot mora garancinë e plotë nga kryeministri Edi Rama, që pa pëlqimin e banorëve të zonës (Verri, Kallm i Madh, Kallm i Vogël), as që bëhet fjalë të fillojë ndërtimin i impiantit të mbetjeve urbane, pavarësisht procedurave që janë ndjekur nga Ministritë deri tani.”

Kjo është Rilindja! Kjo është Shqipëria që duam!

#ShtetPunëMirëqenie”

-shkruante Subashi në prill të 2017-ës”,- shprehet Petrit Vasili në komentin e tij.

Në qarkun e Fierit në zgjedhjet e fundit, Partia Socialiste fitoi me shumicë votash. Kjo edhe falë premtimeve se ne zona të tilla nuk do të kishte asnjë projekt që dëmtonte banorët dhe bujqësinë. Sot, kur qytetarët e Mrostarit dhe Vërrisë janë hedhur në protesta dhe janë dhunuar nga policia, asnjë deputet i  PS nuk ka qenë në zonë, qoftë edhe për t’i sqaruar mbi vendimin që ka marrë qeveria.

http://www.kohajone.com/2018/01/22/impianti-i-plehrave-ne-fier-vasili-zbulon-dokumentet-lsi-ishte-kunder/

VIDEO E PERPLASJES SE BANOREVE ME POLICINE

https://www.facebook.com/kohajone/videos/769937863195753/

SHKARKO APP