Vdekja e 18 vjeçares izraelite. Babai i saj: Mos shko në Stamboll, të lutem!
E tmerrshme ajo çfarë ka ndodhur në Stamboll Natën e Vitit të Ri. Vdiqën 39 veta dhe u plagosën 69 të tjerë. Një histori prekëse, mes shumë të vrarëve, tregohet nga media e huaj. Leanne Nasser, vetem 18 vjecare, ishte ne mesin e viktimave qe u vrane nga nje terrorist ne nje klub nate ne Stamboll mbremjen e Vitit te Ri.
Mediat turke kanë publikuar një detaj trondites për të duke zbuluar se e reja kishte shkuar për disa ditë pushime për të festuar Natën e Vitit të Ri në Stamboll. Por para se të ndërmerrte këtë hap, ajo kishte debatuar fort me babanë e saj. Sikur ta parandiente, i ati e kishte kundërshtuar te bijen te largohej ditet e fundit të vitit. Tre miqtë e saj do të shkonin në Turqi dhe ajo për më tepër nuk ishte larguar kurrë nga Izraeli.
I ati i saj ishte i shqetësuar sepse Stambolli nuk ishte një vend i sigurt dhe i tha së bijës se duhet të qëndronte në shtëpi. Babai i saj i ishte lutur duke qarë që të mos shkonte në Turqi.
Në foto: Vajza izraelite 20 minuta para vrasjes, foto te cilën ajo ua nisi me whatsapp nga lokali, ku me pas ndodhi masakra, familjes së saj duke mos e ditur se ajo ishte foto e fundit e saj.
Këmbëngulëse, 18vjeçarja iu drejtua tezes, e cila ndërhyri dhe i siguroi vajzës lejen për udhëtimin e saj të parë jashtë vendit. Por askush nuk mund ta dinte se Leanne nuk do të kthehej më nga udhëtimi drejt Stambollit. Pasi u shpërnda lajmi se 18 vjeçarja nuk gjendej, i ati i saj u nis menjëherë drejt Turqisë ku iu kërkua të identifikonte disa sende personale dhe në atë moment, nuk kishte më dyshime se Leanne kishte humbur jetën në sulm.
“Nuk ia fal dot vetes!”, shprehet tezja e saj, e pikëlluar për humbjen e mbesës. Trupi i 18 vjeçares pritet të sillet në Izrael gjatë së martës, në udhëtimin e saj të fundit drejt shtëpisë.