Veliaj flet nga Çekia: Gjetëm zgjidhje me artistët për Teatrin. Artistët: JO!
Erion Veliaj nga Praga, kryeqyteti i Çekisë, ku merr pjesë në një Forum për Arkitektët, ai ka folur për median. Më pas ka shkruar Erion Veliaj në profilin e tij në Facebook se “Transformimi i Tiranës jehoi edhe në Forumin e Arkitektëve në Pragë!
Ndihem i inkurajuar nga dëgjesa me komunitetin e artistëve për Teatrin Kombëtar, si një mënyrë për të shfrytëzuar shansin historik për t’i dhënë Tiranës një teatër të ri dinjitoz,
edhe për gjeneratën tjetër. Me dashamirësi mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme!” ( SHIKO VIDEON).
Ndërkohë nga shtabi i protestës së artistëve në Tiranë për çështjen e Godinës së Teatrit Kombëtar të pyetur nëse keni gjetur gjatë takimit me kryebashkiakun, ndonjë shteg për zgjidhje, u përgjigjen shkurt:JO!
Edhe këtë të shtunë artistët do mblidhen para Godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë për të vazhduar protestën deri në tërheqjen e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj prej vendimit të tyre për prishjen e kësaj Godine historike. Artistëve iu është bashkuar edhe opozita e cila ka bërë thirrje popullit ti bashkohet komunitetit të artistëve.
https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/10156520493056926/