Vendimi unanim i PD: Të gjithë do dorëzojnë mandatin e deputetit
Në mënyrë unanime, Partia Demokratike do të djeg 43 mandatet e deputetëve të sajë. ”Ne jemi në borxh me qytetarët. Ata na dhanë besimin ne duhet të jemi me ta. Gjendja është emergjencë kombëtare. Ky është hap nga pozitat e dominimit të forcës popullore na takon ne të udhëheqim shqiptarët”,-mësohet të jetë shprehur kreu i PD, Lulzim Basha. Pas këtij akti, Basha do mbledhë Këshillin e PD, si edhe do të krijohet një grup pune për të proceduar teknikalisht me këtë qëndrim unanim.
Pas vendimit unanim të PD-së për djegien e mandatave të deputetëve, kreu i kësaj force, Lulzim Basha doli në një deklaratë për shtyp, ku tregoi arsyet pse PD-ja mori këtë vendim të fortë.
”Duke pasur parasysh gjendjen ku ndodhet vendi, pas kapjes së qeverisë duke vjedhur votat, siç dëshmojnë mediat ndërkombëtare. Shtypjes sistematike të të drejtave të njeriut. Emigracionin masiv kombëtar, gjendjes së rëndë sociale. Ngritjen e një qeverie transitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme të parakohshme parlamentare, PD vendosi unanimisht për djegien e mandateve të të gjithë deputetëve”, tha Basha.
Vendimet e marra në grupin e PD:
1. Unanimisht votohet pro djegjes së mandateve, pavarësisht diskutimeve në parim.
2. Të mandatohet kryetari Lulzim Basha, që të mbledh Këshillin Kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar.
3. Të ngrihet një grup pune për teknikalitetet. Njerëz që njohin ligjin dhe zgjedhjet. Propozim për KK: Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Ivi Kaso.
Zbardhet qëndrimi i deputetëve gjatë mbledhjes së grupit
Flamur Noka: “Duhet djegie e mandateve të bashkohemi me qytetarët. Ky është një regjim, nuk mund të sillemi normalisht, të jemi opozitë fasade”.
Andon Frrokaj: “Pro djegies, ne i paraprijmë me sakrificë. Ne duhet të dalim t’i themi qytetarëve jemi si ju, pa asnjë ndryshim. Është koha për veprim. Ajo pjesëmarrje është miratim për ne, ne jemi shumicë sot me qytetarët. Unë jam i gatshëm, por përballemi drejtperdrejtë me të. Ai ka votuar çfarë ka dashur, me në parlament”.
Edmond Spaho: “VOA ka dalë edhe ka pranuar që zgjedhjet janë vjedhur dhe ja kapur nga Rama. Nuk duhet kaloj kaq lehtë. Akuza që na kanë vënë është qe nuk i çojmë gjërat deri në fund. Kështu që nuk duhet të levizim nga djegia e mandateve. Zgjedhje me Ramën nuk hyjmë se ai prap do na i vjedhë. Kështu që djegia është presioni më i mirë dhe dalja në krah të vullnetit të qytetarëve”.
Agron Shehaj: “Largimi i Ramës nuk është garancia e vetme për zgjedhjet e lira. Ne duhet të vëmë kusht hetimin e Ramës dhe arrestimin e atyre që kanë vjedhur në 2017. Unë jam dakort që mandatet duhen djegur, kjo është gjëja e duhur. Çështjet teknike i zgjidhni ju”.
Klevis Balliu: “Pro djegies së mandateve, është sakrificë minimale për qytetarët. Mandatet tona nuk kanë vlejtur në parlament. Kauza është më e rëndësishme sesa mandatet. Rama është rrezik kombëtar, t’i bashkohemi shqiptarëve pa mandate siç janë ata”.
Florion Mima: “Njerëzit na thonë ju rrogat i merrni, ne vdesim për bukë. Unë jam për ndjekje mandatesh në mënyre absolute. Nuk jam për asnjë skenar tjetër, kjo eshtë rruga e vetme. Bashkë me qytetaret aty”.
Oriola Pampuri: “Akti më sublim që mund të bëjmë. Do mbahet mend gjatë dhe mbështetes propozimin tuaj për djegie mandatesh”.
Gent Strazimiri: “Kemi gjithçka në parlament por politikë nuk kemi bërë dot. Aty nuk arrihet të behet politike. Keshtu që jam pro. Nuk ka moment më të mire pas përgjigjes që na dha populli në 16 shkurt. Ata që na dhanë mandatin, i themi ne nuk bejmë dot politikë në atë parlament, ja mandati ja u kthejmë juve. Është fillimi i një rruge për demokraci”.
Aldo Bumçi: “Djegie mandatesh në mënyrë të qartë dhe të shoqërohet me përshkallezim në terren. Të jemi me qytetarët, rruga të jetë politika jonë. Nuk futemi në asnjë lloj zgjedhje”.
Valentina Duka: “Gjithë njerëzit në rrjetet sociale ishin pro nesh. Kështu që në mënyre absolute jam me njërëzit, jam për djegien e mandateve. Dhe të vendosim hapat teknike dhe politike. Ne të faktorizohemi politikisht sipas vullnetit të njerëzve”.
Ervin Salianji: “E kam kërkuar më parë djegien e mandateve. Duhet të gjejmë hapësirat ligjore dhe t’i djegim që sot. Kam reaguar i pari që dje në mbështetje të këtij propozimi”.
VIDEO/Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2228224853911486/