Vetëm katër deputetë të PD nuk do të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut
Kryesore E Enjte, 30 Qershor 2022 13:58
Mësohet nga burime të sigurta se në protestën e 7 korrikut kundra qeverisë, organizuar nga PD e drejtuar nga ish-kryeministri Berisha, nuk do të marrin pjesë vetëm deputetët Enkelejd Alibeaj, Lulzim Basha, Gazment Bardhi dhe Ferdinand Xhaferi.
Të gjithë deputetët e tjerë të PD, edhe ata që nuk janë me Berishën, kanë deklaruar se do të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut.