Vetting-u shkarkon gjyqtarin që shpëtoi Dritan Dajtin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar këtë të hënë nga detyra gjyqtarin Aleks Nikolli. Ky i fundit ka qenë pjesë e trupës gjykuese që rrëzuan dënimin me burg përjetë për Dritan Dajtin. Prej vitit 2019, Nikolli u vu nën hetim për korrupsion, si një nga tre gjyqtarët që vendosi zbutjen e dënimit të Dritan Dajtit, i dënuar për vrasjen e 4 policëve, dëshmorë të atdheut.

Nikolli iu nënshtrua vetëm një kriteri dhe hetimi gjeti pasaktësi në deklaratat e pasurisë, ndonëse gjyqtari i shkarkuar kërkoi riçelje të procesit. Pas kësaj seance, komisionerët largohen me pushimet e verës për tu kthyer në fillim të shtatorit ku vazhdojnë të jenë në pritje të procesit edhe 510 gjyqtarë e prokurorë nga 794 që kishte në total drejtësia.

Deri më tani janë ballafaquar me kontrollet 284 gjyqtarë e prokurorë nga të cilët në shkallën e parë u shkarkuan 104 prej tyre, ndërsa 118 u deklaruan të pastër. Ky bilanc është i ndryshueshëm në KPA që largoi edhe 12 nga ata që ishin konfirmuar në shkallën e parë, duke e çuar numrin e të shkarkuarve në 116 dhe të konfirmuarve në 106. Megjithë këto të dhëna gati tre vjet nga nisja e procesit, KPA që është fjala e fundit e kontrollit të drejtësisë në vend ka shpallur vetëm 65 vendime të formës së prerë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?