“Përgjigje për monologun haluçinant të Ramës” dhe një shkrim i “Koha Jone”
“Përgjigje për monologun haluçinant të Ramës”
I gjithë ky monolog mund të kundërshtohej në emër të ndarjes dhe respektimit të pushteteve sepse nuk ka kryeministër në botë që shpërthen kështu kundër mediave të vendit të tij. Për shumë më pak sesa kaq Sali Berisha është shpallur ‘armik i lirisë së shtypit”.
Ai mund të kundërshtohej edhe në emër të një taktike që po ndjek rëndom kryeministri. Ndërkohë që ai po e mbyll mandatin me një bilanc katastrofal, ai ka hapur luftë në shumë fronte duke thënë se fajin e ka opozita, e kanë gjykatat, e kanë tani së fundin edhe mediat. Pra me një fjalë ai do të krijoje fabulën e Ramës që jeton në ishullin e së mirës (në kështjellën e tij miliardëshe në Surrel, me që ra flaja le ta hapi një ditë atë për mediat që të shohin shqiptarët se ku jeton) dhte të të gjithë të tjerëve që e luftojnë atë nga pozita e së keqes.
Ai monolog mund të kundërshtohej edhe nga pozita e një kryeministri që po i plasin skandale përditë ndaj dhe shpërthen ndaj mediave që nuk i kontrollon dot siç bën me televizionët e blerë me leje ndërtimi, me kioska qytetesh, apo me benefice në naftë.
Por, ne të Lapsi.al nuk do ta bëjmë këtë. Ne e shohim në një mënyrë tjetër.
Për ne fatkeqësisht Rama ka të drejtë.
Një sërë televizionesh shqiptare janë kthyer vërtet në makineri shpifjeje që nuk i shërben më prej kohësh interes publik. Një sërë gazetash tradicionale janë shndërruar në fabrika të palexueshme gjobash.
Një sërë faqesh online as nuk janë hapur, as nuk militojnë për të thënë të vërtetën, ato i shërbejnë vetëm interesave të partiakëve apo biznesmenëve të veçantë.
Këtu Rama ka të drejtë.
Por ajo ku ne hedhim poshte me neveri monologun e tij haluçinant është tjetër.
Për ne Edi Rama është një nga fajtorët kryesorë të kësaj gjendjeje ku lëngon media shqiptare.
Nëse duhej ngritur një gijotinë për këtë krim, koka e tij duhej të vihej e para në radhë.
Eshtë ai që u denoncua në prokurori nga një nga paraardhësja e vet socialiste në ministrinë e kulturës, se i privatizoi ish mikut Koço Kokëdhima, me një praktikë të denjë për burg, gazetën “Sporti Popullor”. Ai ka ai një shpjegim për këtë?
Eshtë ai që në krye të bashkisë të Tiranës shpiku praktikën e shndërrimit të botuesve në ndërtuesë dhe të ndërtuesve në sipërmarrës mediatikë. Ai ka ai një shpjegim për këtë?
Eshtë ai që e filloi mandatin si kryeministër duke ofruar për pronarët e mediave parkingjet me pagesë të Tiranës, leje ndërtimesh në parkun kombëtar dhe në bregdet. Ai ka ai një shpjegim për këtë?
Eshtë ai që është bërë barcaletë sepse ka në celularin e tij edhe numrat e kameramanëve që u tregon si duhet ta shfaqin në kronika. Ai ka ai një shpjegim për këtë?
Është ai që shpiku raportimin e lajmeve me kaseta dhe pa praninë e gazetarëve duke përfituar nga blerja që i kish bërë pronarëve. Ai ka ai një shpjegim për këtë?
Eshtë ai kryebashkiaku i parë që iu nënshtrua një gjobe, dhe që dha një leje marramendëse për një pallat vetëm që mos transmetohej një emision që tregonte pjesën e ajsbergut të abuzimeve të tij në bashki. Ai ka ai një shpjegim për këtë?
Edi Rama është injektuesi i metastazave të kancerit nga i cili po lëngojnë sot mediat shqiptare.
Edhe tani në detyrën e kryeministrit ai drejton një vend ku televizionet më të mëdhenjë janë në kushte flagrante paligjshmërie. Kur kanë pronësi të fshehta, përqindje me emra të rremë, aksione aty ku ligji ua ndalon.
Në kohën e tij po lulëzojnë TV kombëtare kioska familjare, me nga vetëm një pronar dhe të afërmit e tyre të shpërndar në postet më të rëndësishme drejtuese.
Dhe po të dojë, Edi Rama ndërhyn ta rrgullojë këtë gjëndje paligjshmërie? Po a e bën? Natyrisht që jo.
Se ai është peng i pronarëve dhe oligarkëve. Vjedh me ta Shqipërinë për të qëndruar në pushtet dhe ngaqë nuk ka çi bën kësaj kaste, marëdhënia me të cilën po e rrënon në publik, merret me gazetarët, opinionistët dhe faqet online.
Pra thënë këtë, ne si Lapsi.al, mendojmë se Edi Rama ka të drejtë për atë që thotë për një pjesë të mediave. Por ne mendojmë gjithashtu se ai është në pozicionin më të keq për të bërë këtë propogandë.
Pasi, ai është një nga faktorët e kësaj katraure. Eshtë ai si ortak në krim me pronarët-ndërtues që e ka bërë peisazhn mediatik të lëngojë kaq rëndë.
Prandaj të ketë së paku mirësinë të heshtë sesa të prodhojë shfae të tilla mashtrimesh të neveritshme, që sot nuk i beson më askush. (Lapsi.al, datë 30 tetor 2016)
Nuk vlen dekriminalizimi në politikë pa një dekriminalizim në media, zoti Lu !
Nga Nikoll LESI.
Tre janë shtyllat kurrizore të një Shteti: pushteti parlamentar, pushteti ekzekutiv dhe pushteti i drejtësisë. Ka edhe një pushtet të katërt që quhet pushteti i medias,i cili ka rol informues për qytetarët e kontrollues mbi tre pushtetet e tjera. Media është një pushtet real edhe në Shqipëri. Por nuk luan rolin e tij parësor në shërbim të publikut. Kryesisht media është kthyer shtojcë e tre pushtetëve të tjerë ose edhe me rrezikshëm që kontrollon të tre pushtetet për llogari të interesave të vetë pronarëve të mediave dhe grupimeve politiko-financiaro-bankaro-mafioze.
Kjo ndodh në Shqipëri. Ka media që nuk iu dihet burimi i financimit pasi në raport me të ardhurat legale apo të biznesit të tyre të deklaruar nuk justifikojnë kurrsesi shpenzimet marramendëse në investime e paga, shpërblime dhe pagesa nën dorë. Ka media ku pronarët e tyre kanë pasuri kolosale që nëse kontrollohen gjysma hyjnë në burg.
Ka një shqetsim serioz për demokracinë në Shqipëri. Mediat janë kthyer në biznese dhe informacioni përpunohet dhe lajkatohet duke e deformuar në shërbim të politikës, qeverisë apo grupimeve të biznesit që bëjnë pazare me qeveritë. Nga censura e dikurshme shtetrore për mediat tashmë ka kaluar në autocensurë, pra kur pronarët e mediave për interesa biznesi e sakatojnë rolin e medias. Nuk pasqyrojnë faktet, problemet apo nuk bëjnë investigime. Gazetarët me shumë ruhen nga pronarët e tyre se sa nga shteti. Arsyeja? Ajo që thamë se një numër i madh pronarësh në media kanë hyrë jo për hir të dhënies së informacionit, publikut, por për të bërë qokën e radhës me qeveritë për të marrë privatizime, tenderime, leje ndërtimi, pasuri, etj.
Nëse parlamentin e pastroi deri diku ndërhyrja dhe vendimmarrja e ambasadorit amerikan Donald Lu me ligjin e dekriminalizimit, në media nuk ka asnjë masë ligjore për të kontrolluar burimet e financimit në media dhe për ta ndarë median nga pushtetet e radhës. Njërëzit e dijnë shumë mirë se si pronarë mediash e mbajnë mirë me pushtetin dhe e ndërrojnë pllakën sa ndërron pushteti. Por duhet pranuar se janë profesionistë të ndërrimit të pllakës aqsa më shumë vështirësi e kap publiku. Në thelb media nga roli i tij në shërbim të publikut është kthyer, me kohë, në shërbim të pronarëve-biznesmenë për pazarin e radhës me pushtetin.
SPAK-u po krijohet për korrupsionin dhe shpërdorimin e zyrtarëve të lartë, por do të ishte mirë që edhe një ndalesë kontrolli e hetimi ta bënte në media. Jo në sensin e censurës, por tek pronarët e tyre se si kanë vënë pasuritë, pazaret me zyrtarët e lartë dhe drogën e mafien që ka hyrë në media.
Këtë të mirë duhet t’ia bëjë popullit shqiptar ambasadori Lu duke bërë presion mbi politikën që të aprovojë një ligj edhe për dekriminalizimin e medias.
Nuk vlen dekriminalizimi në politikë pa një dekriminalizim në media zoti Lu.
(Marre nga “Koha Jone” datë 29 Tetor 2016)
Dr. Edi Frankeshtajni i medias…
Nga Desada METAJ-
Edi Rama realisht nuk ka patur asgjë më të mirë për të bërë sot se sa të filmojë veten në një monolog gjynahqar për linçimin që po i bën media në Shqipëri. Asgjë nuk e shqetëson kryeministrin e Shqipërisë më shume se analistët dhe opinionistët, gazetarët dhe portalet, ato që siç duket jane shndërruar në makthin e tij të kohëve të fundit. Sigurisht që Edi Rama në 9 minutat e monologut kryeministror nuk ka harruar te veçojë atë pjesë të medias që llokoçitet me shpërblimet e qeverisë dhe sheh vetëm suksese e arritje nën drejtimin e tij. Por gjuha e varfër dhe fjalori i limituar i ish mikut të shtypit, nuk fsheh dot nervozizmin e kreut të qeverisë ndaj kritikave, që bashkëpuntorët me sa duket nuk guxojnë t’ja thonë dhe servilët sigurisht kanë frikë edhe ti mendojnë.
Në këtë të dielë kur organizohet një protestë moderne dhe model për ruajtjen e Valbonës,kur ende nuk dihet fati i ligjit për riciklimin e mbetjeve, kur konçensioni për check-up -in e Vilma Nushit u rrit me miliona euro të tjerë, ai nga maja e Olimpit të Rilindjes ka zgjedhur të merret me median, me kritikët, që padyshim kanë mëkatet e tyre në këtë treg të parregulluar,në këtë kaos ku nëse nuk je klient i qeverisë dhe nuk sheh arritjet e saj,etiketohesh si linçues dhe mendjeshkrtër…..pikërisht nga ai që nëse nuk të blen me para të shet si të paaftë,arrogant,të pazotë apo kush e di çfarë epitetesh të tjera të dala nga fjalori i varfëruar i analistit dhe opinionistit të dikurshëm.
Edi Rama ka zgjedhur një të dielë pasdite për t’i treguar atyre që e kanë votuar që mos të degjojnë çfarë shkruajnë portalet dhe thonë opinionistët sepse kjo do jua prishë imazhin që ata kanë në kokën e tyre për Shqipërinë. Dhe mbase për disa kjo dhe mund të funksionojë,por Edi Rama duhet të lusë fatin që shumë të tjerë edhe nga ata që e kanë votuar të mos e dëgjojne delirin e tij të së dielës pasdite. Sepse vetëm kështu mund të shmangë mendimin e tyre se kryeministri po sillet si një diktator me pamje dhe veshje moderne. “Kësaj periudhe po i vjen fundi” thotë madje duke e përsëritur 2 herë kryeministri fjalinë me të cilën paralajmëron ndoshta dhe ndryshime në ligjin për funksionimin e medias online. Ndryshime që po i gatuan së bashku me segmente të opozitës që po ashtu si kryeministri shohin armikun tek media dhe gazetarët. Pa dyshim që media dhe gazetarët,analistët apo opinionistët që Edi Rama përmend sot në përçartjen e tij të mbrëmjes kanë mëkatet e tyre,gabime e probleme pa fund. Që nisin me etikën,kontratat e punës,blerjen apo shitjen sipas interesave politike.
Po, po, media dhe gazetaria është me shumë probleme në Shqipëri dhe kjo jo vetëm sepse Edi Rama,bashkëpuntorë të tij apo paraardhës e blenë dhe e shitën me bekimin e politikës. Dhe sot, kur pazaret ndryshojnë dhe gjobat ndërrojnë kah,mërziten e turfullojnë kundër medias dhe gazetarëve që dikur i kishin në borderotë e partisë apo qeverisë. Media ka probleme me vërtetësinë e lajmeve që përcjell,sikundër qeveria ka probleme me transparencën,media nuk ka etikë dhe shkel me të dyja këmbët privatësinë,ashtu si Edi Rama qahet për fjalorin e shtypit ndërsa fjala e tij në parlament do të skuqte nga turpi dhe “lacat e bllokut”. Media përcjell lajme të pavërteta që padyshim lëndojnë,por sigurisht vrasin më pak se gënjshtra e “shëndetsisë falas”. Kjo sjellje prej Frankeshtajni i shkon fiks për shtat kryeministrit që ndoshta nesër,si për Halloëeen,duhet të veshë pelerinën e zezë e dhe të nisë gjuetinë ndaj atyre që e kritikojnë në portalet online. Sepse ndoshta portalet janë dritaret e një shtëpie të rrëmujshme,pa rregulla që s’ka pak që është ndërtuar,por këto dritare janë pakrahasimisht më të pranueshme sesa bunkeri mediatik televiziv dhe i shkruar që ka për kryeredaktor Edi Ramën.
*Desada METAJ- Kryeredaktore e “Opinion”
Rama: Dëmet që Shqipëria i ka bërë Kosovës dhe “partia” që nuk jep llogari
Nga Edi Rama
Te enjten Klan Kosova transmetoi bashkebisedimin qe zhvillova me gjashte gazetare te Prishtines, i ftuar nga Baton Haxhiu ne studion e tij te debatit. I cili u transmetua live edhe ne kete faqe, me nje audience krejt te pazakonshme, dhe numrin me te madh te komenteve ndonjehere per postimet e mia; shume me teper sesa per fitoren e zgjedhjeve tre vjet me pare apo per viziten e Papa Françeskut ne Shqiperi. Nje kryengritje e vertete digjitale e fokusuar kunder gjashte analisteve, qe per hir te se vertetes, nuk eshte se bene gjesend me shume a me pak, se çfare ben zakonisht kjo kategori ne kesi rastesh. Madje, ata ishin shume me te miresjellshem sesa kolege te tyre ne Tirane, personazhe te paarritshem ne vrazhdesine e komunikimit dhe kollajllekun me te cilin marrin persiper te debatojne, per gjera qe as nuk i dine dhe as marrin mundimin te pergatiten perpara se sa te hyjne ne nje studio. Ai lume i rrembyeshem e i pambarimte komentesh, nxorri ne pah me se miri te verteten se shqiptareve u ka ardhur ne maje te hundes jo vetem nga politikanet qe nuk i perfaqesojne, qofte ne Shqiperi e qofte ne Kosove, po edhe nga analistet te cilet perfaqesojne vetem mikroboten e tyre te mllefeve, padijes, thashethemeve, klikimeve e qendrimeve krejt siperfaqesore mbi problemet e sfidat reale te shoqerise sone. Shqiperia i ka bere dy deme te medha Kosoves. E ka infektuar politiken dhe Kuvendin e saj me virusin e gjuhes se akuzave ekstreme, ku fjala kriminel thuhet me shpesh se sa fjala zoteri apo zonje, ne komunikimin e ndersjelle; e ka infektuar edhe skenen mediatike te studiove e te portaleve, me virusin e kultures se linçimit me çdo kusht te perfaqesuesve politike, ku çdo mjet justifikon qellimin! Te dyja bashke, edhe shfrenimi gjuhesor ndaj kundershtarit kriminel, hajdut e tradhetar, edhe linçimi non stop, pa dallim, i kujtdo qe meqe merret me politike eshte per definicion kriminel apo i korruptuar dhe per çdo gje qe ndodh, jane reflekse te kushtezuara nga kultura e vjeter komuniste, per te cilen kundershtari eshte medoemos armiku qe duhet eliminuar dhe nuk ka pike rendesie ajo qe behet apo thuhet, po e vetmja gje qe ka rendesi eshte se kush eshte ai qe e ben apo e thote . Keshtu populli, opinioni publik, ka mbetur pa ndermjetesues ne mjedisin e debatit politik apo shoqeror, sepse pjesa derrmuese e mediave dhe analisteve e portalisteve, jane kthyer ne nje parti politike qe as votohet, as i jep llogari ndonje votuesi dhe as do t’ia dije hic se çfare duan prej saj apo mendojne per te, votuesit. Nje parti, ku secili eshte parti a grup me vete, ku informimi i publikut, kerkesa e llogarise ndaj politikes e partive te verteta politike per ate qe thone e ate qe bejne, hedhja e drites mbi faktet e mbi shifrat apo ne teresi oponenca e argumentuar ndaj vendimmarrjes e vendimmarresve, jane qellime te dores se fundit. Nje parti qe financohet kryesisht me gjoba te paligjshme apo me sherbime te padeklaruara ndaj te treteve te interesuar per te nxitur linçimin e kundershtareve te tyre ne politike a ne biznes, e cila prodhon tituj kriminalizues, editoriale diskreditues, dokumenta fallco, histori te sajuara, fotomontazhe e çfare te mundet, ne nje perpjekje te terbuar ku s’ka asnje qetesi ne gjykim, asnje arsyetim ne argumentim, asnje ndershmeri ne qendrim. Natyrisht, ashtu siç nuk eshte aspak e vertete qe te gjithe politikanet jane njesoj dhe qe politika ne vetvete eshte nje force per te bere keq, po eshte do te ishte krejt e pavertete te thuhej se te gjitha mediat, te gjithe analistet e çdo botues, portal e gazetar, eshte pjese e kesaj partie ku genjeshtra dhe e verteta jane bere nje, ku shpifja dhe fakti jane shkrire ne nje, ku te gjithe jane e njejta gje! Por fakti dhe besoj lajmi i mire eshte se raporti i popullit, opinionit publik, me kete parti qe ka korruptuar esencen e misionit te medias, ka hyre ne nje krize te thelle. Kjo krize eshte padyshim fati i mire i çdo tribune mediatike qe nuk e ka braktisur qellimin themelor te ekzistences se vet dhe i kujtdo qe nuk e ka harruar domethenien e te qenit botues a gazetar.Po ashtu, kjo krize e shperfaqur ne menyre spektakolare permes kryengritjes digjitale te publikut pas nje debati, (ku me thene te drejten gjashte analistet i ktheu ne viktima te kryengritjes jo ajo qe bene ne studio, po rastesia qe u gjenden ne kohen me te gabuar, per temen me te gabuar, me njeriun me te gabuar, si perfaqesues te nje partie qe vetediskreditohet perdite) eshte nje krize qe tregon qarte se talljes se madhe me publikun te analisteve, opinionisteve e portalisteve qe i dine te gjitha e flasin per te gjitha, po i vjen fundi. Kohes se njehsimit te shpifjes me te verteten, te genjeshtres me argumentin, te mashtrimit te publikut me tituj e me lajme te pergatitura per te luftuar me dike per llogari te dikujt tjeter e per te vene gjoba ne emer te lirise se fjales, po i vjen fundi. Patjeter qe edhe kjo lloj media e keta lloj personazhesh do te ekzistojne ne jete te jeteve bashke me demokracine, por vetem si provinca e botes mediatike qe ben opinion, ku qendra do te jete gjithnje e me shume e atyre mediave e gazetareve, analisteve, opinionisteve, qe nuk e tradhetojne qellimin themelor te ekzistences se shtypit.