VIDEO/ ”Dil në debat me doktorin”, Rama-Bashës: Si mund të dal me një buf kënete, kur s’dola me ty?

Kryeministri Edi Rama ironizon deklaratat e Lulzim Bashës.

”Zgjimi i Lulit”, e quan Edi Rama videomesazhin ku i përgjigjet me ironi Bashës. Këtë herë Rama thotë se ai shok ka vetëm Lulin, dhe nuk mund të ketë debat me doktorin ( Sali Berisha).

”Me kë mor Lul, kush është ai? Mos më thuaj që është fjala për bufin, po si ka mundësi që ke frikë ti zësh në gojë emrin mor vëlla? Pse më thua ti mua pyete ti atë, pse nuk e pyet vet, si është kjo punë, o trim me fletë, çfarë të tremb?.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë debat me “bufin? Po si mund të dalë në debat me një buf kënete kur s’dola me ty, me ty që ma kërkove aq gjatë e m’u ngujove aq gjatë, ku ma këndoje himnin dy herë në ditë, harroje! Dhe pash Zotin thuaj ndonjë fjalë për bufin, zërja emrin me gojë të paktën se po të ftohen euroatlantikët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jo doktori, jo shoku, jo ai! Boll i gjëmove bishtit tënd nga mbrapa, o vëlla! Të përshëndes”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?