Video e Metës dhe foto e Ramës janë kthyer në hit në rrjetet sociale

Ilir Meta ishte në Korçë këtë javë që po ikën, ndërsa Edi Rama është kapur mat duke qëndruar si bodygard i Zahos në një darkë. Por foto e Ramës si roje e Zahos dhe video e Metës duke kënduar me grupin Lira në Korçë janë kthyer në hit ndër rrjetet sociale këtë fundjavë.

Video ku Presidenti Ilir Meta këndon me grupin “Lira” të Korçës gjatë vizitës së tij në Pustec e më pas në qytetin e Korçës është në hit në rrjetet sociale. Edhe vetë Presidenti i Republikës Ilir Meta pas takimit, ku dhe ka kenduar, ka shkruar në facebook: Pata një takim të veçantë në Pazarin e Korçës, me pjesëtarët e grupit të famshëm artistik “Lira”, me të cilët bashkëbiseduam ngrohtësisht duke ndarë vlerësimet për vlerat e jashtëzakonshme qytetare, arstistike e kulturore të Korçës dhe korçarëve, që duhen ruajtur”.

Në foto: Zaho që luan dhe Rama që pret në këmbë.

Kjo foto është shkrepur gjatë një feste, ku kryeministri Rama është fotografuar duke luajtuar me Zahon. Nga fotot duket se vogëlushi është tepër energjik teksa luan në çdo cep të ambientit, ndërsa Rama është ai që e ndjek nga pas në çdo lëvizje.

 

SHKARKO APP