Video-editorialet e KOHA JONË rekord shikuesish! Kalojnë edhe televizionet kombëtare

KOHA JONË, përveç gazetës në print, e cila ka një histori 30-vjeçare si media e shkruar e pavarur dhe më e madhja në hapësirën mbarëshqiptare që prej vitit 1991, ka variantin web me www.kohajone.com.

Por prej pak muajsh media në fjalë ka futur për herë të parë në portalet shqiptare, edhe video-editorialin, ose qëndrimi editorial i ditës, ku tekset lexohen nga Daniel Muçaku, një zë folësi nga më të mirët e tregut të sotëm mediatik shqiptar.

Media ka shumë, portale edhe më shumë se shumë! Por video-editorialet e KOHA JONË kanë shikues rekord, duke kaluar dhe lenë prapa televizionet kombëtare apo edhe media të tjera që kanë një ushtri të paguar me gazetarë!

Lexuesit dhe shikuesit zgjedhin lajmin dhe komentin që është në favor të interesave të qytetarëve, ndaj KOHA JONË mbetet në vend të parë, edhe pas 30 viteve.

30 vite janë shumë për një media e cila u themelua si e para gazetë private dhe e pavarur në vend, që u dogj nga pushteti i PD-së në 2 mars 1997 dhe u përplas ballë për ballë me pushtetin e korruptuar të kryeministrit Nano ndër vitet 2003-2005. Si dhe po kritikon pushtetin e Rilindjes.

Sipas grafikëve të shikueshmërisë janë shifra rekord që kanë ndjekur video-editorialet e KOHA JONË online.

SHKARKO APP