Ministrja Lindita Nikolla provokon protestën e studentëve, gjuhet me vezë

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka testuar sot studentët që janë në protestë. Ajo ka mbërritur aty dhe ka tentuar që të kalojë në krahun e studentëve, por është përballur me refuzimin e studentëve.  Ata e kanë qëlluar me vezë.  Ndiqni pamjet:

https://www.facebook.com/kohajone/videos/332160580946259/

Studentët nuk e kanë pranuar ministren që të afrohet drejt tyre duke e cilësuar si provokim. Reagimet e tyre kanë qenë të ashpra, si dhe ka pasur momente kur studentët kanë hedhur vezë dhe sende të tjera në drejtim të saj.

Më pas ministra është larguar. Në një intervistë për “Ora News”, ministrja Nikolla tha se kërkoi të shkonte në protestë si nënë, si qytetare dhe si ministre për të biseduar. “Ata thanë që duhet të bisedonim dhe unë shkova tu jap këtë mundësi”. E pyetur nga gazetarja e Ora News nëse ministrja e kishte menduar ndonjëherë të jepte dorëheqjen, Nikolla tha se “kjo është gjëja më e lehtë dhe më e parëndësishme në gjithë këtë histori”.

Por studentët janë të paqartë në qëndrimet e tyre, pasi pak më vonë thanë se edhe mund ta presin ministren. Por kush tentoi të fuste ministren në mes të protestës?

Një nga njerëzit që po mundohet të përdor protestën për qëllime të panjohur, është Arlind Qorri, drejtues i Organizatës Politike dhe pedagog që nuk ka as moshën dhe qëllimet e studentëve në këtë protestë. Është sërish ky pedagog që më shumë po ngatërron protestën, që thotë se ka provokues në tubimin e studentëve.

Lexoni edhe..

https://www.facebook.com/PerUniversitetin/videos/2563937036966542/

SHKARKO APP