Presidenti Meta në Kalabri, pritje madhështore nga qindra arbëreshë (VIDEO)

Me ftesë të Ipeshkvit të Eparkisë së Lungros, Imzot Donato Oliverio, Presidenti i Republikës, Ilir Meta po merr pjesë në ceremonitë zyrtare të 100-vjetorit të themelimit të kësaj eparkie arbëreshe që do të zhvillohen në Katedralen e Lungros (Ungrës).

I shoqëruar nga qindra arbëreshë dhe drejtues vendorë në Kalabri, Presidenti Meta do të përshëndesë themelimin e Eparkisë së Ungrës pasditen e sotme, ku data 13 shkurt shënon datën historike kur Vatikani u kushtoi një vëmendje edhe më të madhe ndjekësve besnikë të ritit bizantin në Itali, arbëreshëve, të cilët prej më se katër shekujsh i kryenin ritet e tyre liturgjike në gjuhën arbëreshe.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/321514338487958/

Eparkia e Ungrës është eparkia më e madhe arbëreshe e Italisë kontinentale. 100-vjetori i themelimit të Eparkisë së Ungrës përkujton çastin më kulmor dhe më të rëndësishëm të rrugëtimit arbëresh, të cilët përpiqen sot e kësaj dite të mos humbasin identitetin kombetar, gjuhën amtare, ritet fetare, kulturën, zakonet dhe trashëgiminë historike të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/388364811947279/

SHKARKO APP