VIDEO/Qeveria betohet në Presidencë. Rama-Meta shtrëngojnë duart

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155136773811523/

Pas miratimit në Parlament të kabinetit qeveritar, ministrat bënë betimin e tyre pranë Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Pas betimit, kreu i shtetit Ilir Meta mbajti fjalën e rasti, ku i uroi qeverisë suksese. Meta theksoi se rëndësinë që ka angazhimi i qeverisë në integrimin evropian të vendit, zbatimin e reformës në drejtësi dhe stabilitetin në rajon.

“Suksese dhe rezultate sa më pozitive në qeverisjen e vendit. Shqiptarët presin përgjegjësi të mëdha për të përballuar me sukses sfidat që kemi përpara. Si president theksoj rëndësinë për zbatimin e reformës në drejtësi për të krijuar sa më shpejt institucionet e drejtësisë për nisjen e luftës kundër korrupsionit dhe përmirësimit të klimës së biznesit. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE aspiratë kombëtare, qeveria dhe opozita të bashkëpunojnë ngushtë për përmbushjen e reformave kyçe me qëllim çeljen e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur”-tha kreu i shtetit.

Gjatë betimi në Presidencë, kryeministri Edi Rama dhe kreu i shtetit, Ilir Meta kanë shtrënguar duart, si dhe kanë qenë në foton familjaret të kabinetit të ri qeveritar.

Fjala e plotë e kreut të shtetit:

I nderuar Z. Kryetar i Kuvendit,

I nderuar Z. Kryeministër,

Të nderuar antarë të Qeverisë,

Të nderuar përfaqësues të Institucioneve Kushtetuese,

Dëshiroj që në këtë moment të rëndësishëm të betimit të qeverisë së re të ndaj me të gjithë ju urimin tim të sinqertë për suksese dhe rezultate sa më pozitive në qeverisjen e vendit.

Shqipëria dhe shqiptarët presin nga Qeveria e re, nga Parlamenti i ri, nga maxhoranca por edhe nga opozita përgjegjësi më të mëdha për të përballuar me sukses sfidat që kemi përpara.

Si President i Republikës dua të theksoj rëndësinë madhore për përshpejtimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi, në mënyrë që tëkrijohen sa më shpejt institucionet e reja tëDrejtësisë, me qëllim forcimin e sundimit tëligjit, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit tëorganizuar, por edhe të përmirësimit të klimës së biznesit në vend.

Antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një aspiratë kombëtare ndaj besoj se Qeveria dhe opozita do të bashkëpunojnëngushtë për realizimin e këtij objektivi tëpërbashkët madhor dhe përmbushjen e gjithë reformave kyçe me qëllim çeljen e negociatave për antarësimin sa më shpejt të jetë e mundur.

Dua t’ju uroj suksese në veçanti në përmbyshjen e të gjitha përgjegjësive që ka Qeveria për përballimin e sfidave që lidhen me forcimin e sigurisë kombëtare, me luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar e çdo kërcënimi të jashtëm.

Modernizimi i Forcave të Armatosura dhe institucioneve të tjera të sigurisë janë domosdoshmëri që do të rrisin standartet e sigurisë kombëtare e publike por edhe rolin tonë si vend anëtar i NATO-s.

Roli i Shqipërisë është kyç për stabilitetin dhe progresin e gjithë rajonit ndaj besoj se Qeveria do të punojë me përkushtim për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me fqinjët dhe të gjitha vendet e rajonit tonë pasi vetëm përmes bashkëpunimit do garantojmë një të ardhme evropiane për të gjithë shqiptarët në rajon dhe popujt e tjerë me të cilët nuk na lidh vetëm gjeografia.

Jam shumë i gëzuar që qeveria e re e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen e këtij Institucioni në nismën tuaj.

 Heroi ynë kombëtar Skënderbeu është simboli i unitetit dhe fuqisë së kombit që në të gjitha kohërat i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje.

 Dhe sot ajo që na duhet më shumë ne shqiptarëve këtu e kudo, është bashkimi dhe bashkëpunimi në interesin më të mirë të qytetarëve tanë dhe të kombit tonë.

 I nderuar Z. Kryeministër,

Të nderuar antarë të Qeverisë

Edhe një herë suksese në detyren e rëndësishme për të cilën u betuat sot!

Ndërkohë, është zbardhur edhe rendi i ditës i mbledhjes së parë të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Ashtu sikurse është paralajmëruar më herët nga vetë Rama, vendimi i parë do të jetë shpallja e vitit 2018 si vit i Skënderbeut, ku edhe do të ngrihet një komision i posaçëm. Gjithashtu, do të miratohet procedura e përzgjedhjes së kandidatëve të komisionit të prokurimit publik, do të miratohen rregullat për përfitimin e shërbimeve publike elektronike, si dhe dhënia e dy godinave për ngritjen e organeve të reja të Vettingut.

KABINETI I RI QEVERITAR “RAMA 2”

-Kryeministër, Edi Rama

-Zv/ kryeministr,e Senida Mesi

-Ministër i Shtetit për Diasporën ,Pandeli Majko

-Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrëseve, Sonila Qato

-Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati​

-Ministria e Brendshme, Fatmir Xhafaj

-Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

-Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjoni

-Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro

-Ministria e Financave, Ekonomisë e Punës Arben, Ahemtaj

-Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita, Nikolla

-Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social, Ogerta Manastirliu

-Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri

-Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi

-Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi

Parakalimi i qeverisë në bulevard, Rama kalon semaforin me të kuqe

SHKARKO APP