Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:49 Kush ishte Tania, e dashura moldave e Mbretit Zog Tania Visirova, balerina pariziane që jetoi në hijen e Mbretit Zog: Dashuria sekrete, dhuratat mbretërore, toka në Xhafzotaj dhe përpjekja për pension nga shteti…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
VOA: Dr. Elez Biberaj del në pension pas një karriere 43 vjeçare tek Zëri i Amerikës

VOA: Dr. Elez Biberaj del në pension pas një karriere 43 vjeçare tek Zëri i Amerikës

Kryesore
E mërkurë, 20 Dhjetor 2023 19:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në fund të vitit, drejtori i sektorit të Euroazisë të Zërit të Amerikës, Dr. Elez Biberaj, del në pension, duke i dhënë fund karrierës 43 vjeçare të tij në gazetari. Për më shumë se katër dekada, në role të ndryshme, gazetari Biberaj ishte në shërbim të së vërtetes dhe mbrojtjes së vlerave që e kanë bërë Zërin e Amerikës një nga agjencitë më të besueshme të lajmeve në botë.

Dr. Elez Biberaj e nisi karrierën e tij si gazetar radioje tek Zëri i Amerikës në shërbimin shqip, gjatë viteve 1980-1982.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më pas ai u angazhua si Redaktor i Lartë, i specializuar në Çështjet Sovjetike dhe të Evropës Lindore në zyrën e shtypit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Informacionin, USIA.

Nga viti 1986 deri më 2004, Dr. Biberaj drejtoi shërbimin shqip të Zërit të Amerikës. Nga viti 2005 e deri tani është drejtor i Drejtorisë së Euroazisë. Për 6 muaj, nga qershori deri në dhjetor të vitit 2020, në një prej momenteve më sfiduese për Zërin e Amerikës, ai shërbeu si drejtor në detyrë i Zërit të Amerikës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për më shumë se katër dekada, në role të ndryshme, ai ishte në shërbim të së vërtetës dhe mbrojtjes së vlerave që e kanë bërë Zërin e Amerikës një nga agjencitë më të bresueshme të lajmeve në botë.

Karriera e tij e shtrihet gjatë gjashtë administratave amerikane dhe ai ka qënë dëshmitar i disa prej ngjarjeve më kryesore, që nga Lufta e Ftohtë, tek rënia e komunizmit, lindja e demokracisë në ish vendet e Bashkimit Sovjetik dhe Evropës Lindore, luftërat e Ballkanit, pavarësia e Kosovës, integrimi e Evropës Lindore në institucionet Euro-Atlantike, kalimin e Rusisë drejt një regjimi autoritar dhe së fundmi sulmi i Moskës kundër Ukrainës dhe lufta Izrael-Hamas në Gazë.

Gjatë një fjalimi në ceremoninë e organizuar nga Zëri i Amerikës për nder të daljes së tij në pension. Dr. Biberaj shprehu mirënjohjen e tij për agjencinë, të cilës ai i përkushtoi karrierën.

Mund t'ju interesojë

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht më!

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht më!

Para 1 ore
Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek...

Para 4 orësh
Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

Para 17 orësh

“Misioni i Zërit të Amerikës ka qenë në qendër të jetës sime profesionale nga dita e parë që iu bashkova Zërit të Amerikës, në dhjetor të vitit 1980. Rashë në dashuri me këtë organiatë të jashtëzakonshme lajmesh, përkushtimin për standarde të larta të gazetarisë, shpërndarjen e së vërtetës dhe përhapjen e vlerave demokratike amerikane”, tha Dr. Biberaj.

Drejtori në detyrë i Zërit të Amerikës, John Lipman vlerësoi mënyrën se si Dr. Biberaj menaxhoi situatën e vështirë dhe trysninë me të cilën po përballej Zëri i Amerikës në vitin 2020 gjatë administratës së Ish Presidentit Donald Trump, kur Dr. Biberaj ishte drejtor në detyrë.

“Mendoj se është e drejtë të thuhet se Elezi, në rolin e drejtorit në detyrë, është përballur me një situatë të tensionuar, me të cilën nuk është përballur asnjë drejtor. Ai e menaxhoi atë në mënyrë të mrekullueshme. E shoh me admirim kohën tuaj dhe mënyrën se si e menaxhuat atë periudhë krize, që e mbajti Zërin e Amerikës jo vetëm funksional, por që solli edhe përmirësime në një kohë shumë të tensionuar”, tha zoti Lipman.

Drejtorja Ekzekutive e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Mediat Globale, pjesë e së cilës është edhe Zëri i Amerikës, Amanada Bennet, tha se një nga trashëgimitë e Dr. Biberajt, është mbrojtja e parimeve përballë trysnive.

“Shpresoj se të gjithë kemi nxjerrë mësime dhe do të vazhdojmë të mësojmë se ç’do të thotë të tregosh guxim dhe të mbrosh parimet, ndërsa përballesh me trysni. Zëri i Amerikës është simbol i kësaj. Është simbol i aftësisë tonë për të qenë të guximshëm dhe parimorë përballë trysnisë. Më duket se me largimin e Elezit nga Zëri i Amerikës, zemra po i ndahet trupit, duke lënë një zbrazëti të madhe. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë rast që të rruajmë të njëjtat standarde, ta mbushin boshllëkun dhe të vazhdojmë misionin dhe parimet e Zërit të Amerikës”.

Një nga koleget e para të Dr. Biberajt tek Zeri i Amerikës, Kelu Chao, ndau me të pranishmit kujtimet e saj.

“Elezi dhe unë kemi të kaluara të ngjashme. Të dy kemi lindur në vende ndryshme, Shqipëri dhe Tajvan, ku jemi përballur me kërcënime nga komunzimi. Të dy kemi ardhur në Shtetet e Bashkuara në vitet ‘70 dhe kemi nisur punë tek Zëri i Amerikës në vitet ‘80-at. Të gjithë flasin për sukesin e Elezit. Unë dua të përmend një element të rëndësishëm të suksesit të tij, ai është jashtëzakonisht i disiplinuar”.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, përmes një video mesazhi kujtoi fjalimin e njohur të vitit 1991 të Sekretarit amerikan James Baker në sheshin Skënderbej në Tiranë, pas rrëzimit të regjimit komunist.

Christopher Hill ishte diplomati amerikan i dërguar në Shqipëri, për rihapjen e ambasadës amerikane, pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Tiranës dhe Uashingtonit.

“E kam takuar për herë të parë në Tiranë, së bashku me Sekretarin amerikan James Baker. Ai përktheu fjalimin e njohur të Sekretarit Baker në sheshin Skënderbej, hera e parë që një zyrtar amerikan dhe një aleat i sekretarit të shtetit flisnin para popullit shqiptar në sheshin Skënderbej. Sigurisht, zëri që ata dëgjonin ishte i njohur për ta, zëri i Elez Biberajt, i cili fliste përmes shërbimit shqip të Zërit të Amerikës”, tha zoti Hill.

Gazetari shqiptaro-amerikan Frank Shkreli, i cili vetë ka punuar më herët për Zërin e Amerikës, citoi një thënie të gazetarit të njohur Edward Murrow.

“Ju nuk mund ta mbroni lirinë në një vend tjetër, duke e braktisur lirinë në vendin tuaj. Elez Biberaj na tregoi të gjithëve se si mund ta mbrosh lirinë në vend të huaj dhe në vendin tuaj, në të njëjtën kohë”, tha ai.

Ish Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ish ambasador amerikan në Maqedoninë e Veriut, theksoi një rast gjatë luftës në Kosovë.

“Elezi kujdeset për gazetarët e tij, duke përfshirë korrespondentët në terren që shpesh ishin nën kërcënim për shkak të raportimit të tyre. Më kujtohet, gjatë luftës në Kosovë, Elezi i kërkoi udhëheqësit të shërbimit maqedonas që ta ndihmonte një korresondent të shërbimit shqip dhe familjen e tij që kishin ngecur në kufirin e Kosovës me Maqedoninë, nën kërcënimin që të arrestohej dhe t’i shkatërrohej gjithë puna nga forcat serbe në atë kohë. Së bashku me Ambasadën në Shkup u angazhuam për të kontaktuar zyrtarët përgjegjës. Korrespondenti dhe familja e tij u lejuan të futen në kufi dhe arritën në një vend të sigurt. Kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e Elezit”, tha zoti Reeker.

Largimi pas 43 vitesh nuk është i lehtë për Dr. Biberaj. Ai u shpreh i bindur se brezat e rinj të Zërit të Amerikës do të vazhdojnë punën që kjo agjenci të ruajë ndikimin e madh që ka tek audienca në mbarë botën, përmes lajmeve të pavarura dhe të bazuara në fakte.

“Më duhet ta pranoj se nuk është e lehtë t’u thuash lamtumirë kolegëve kaq të mrekullueshëm dhe një organizate kaq të madhe lajmesh. Por, unë po largohem me krenari të thellë dhe një vlerësim të madh për gjithçka që kemi arritur. Jam i sigurt se Zëri i Amerikës do të vazhdojë të jetë një burim shprese dhe një fener ndriçues i së vërtetës për miliona njerëz”, tha zoti Biberaj./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kush ishte Tania, e dashura moldave e Mbretit Zog
Para 1 minute

Kush ishte Tania, e dashura moldave e Mbretit Zog

Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme: Nuk kemi asnjë përfshirje
Para 2 minutash

Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme: Nuk kemi asn...

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore
Para 18 minutash

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin
Para 29 minutash

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.