Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Von der Leyen nga Tirana: Zgjerimi i unionit, prioritet!

Von der Leyen nga Tirana: Zgjerimi i unionit, prioritet!

Aktualitet
E enjte, 24 Tetor 2024 07:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen, e nisi nga Tirana (23.10) turin në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u siguruar atyre se zgjerimi i unionit mbetet një nga prioritetet e mandatit të saj të dytë.

“Ju keni treguar vizion, durim dhe tashmë po shohim rezultatet e tyre” –  u shpreh Von der Leyen gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, teksa foli në Tiranë për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian gjatë javës së kaluar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Para 36 minutash
Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 1 ore
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 2 orësh

Kryeministri shqiptar pranoi se Shqipërinë e pret një punë e vështirë për të përmbushur të gjitha kërkesat e Bashkimit Europian, megjithatë ai shpreson se vendi do të jetë pjesë e unionit në vitin 2030. “Ne jemi shumë të vendosur që t’ia dalim edhe në këtë, dhe siç ju e dini skuadra jonë e negociatave ka treguar në Bruksel që është në lartësinë e duhur për t’u përballur me këtë sfidë të re” – u shpreh Rama.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shqipëria pret këstin e parë nga “Plani i rritjes ekonomike”

Në maj të këtij viti (2023) Parlamenti Evropian miratoi planin e rritjes ekonomike, në vlerë prej 6 miliardë eurosh, për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo paketë ambicionze synon të ndihmojë rritjen ekonomike dhe reformat në këto vende, në mënyrë që ato të ecin përpara më shpejt drejt integrimit në union.

“Ne hapim derën tonë të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, pra kompanitë e Ballkanit Perëndimor në sektorë të caktuar”– u shpreh Presidentja e Komisionit Evropian, teksa shtoi se “partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor po vënë më zbatim reforma të rëndësishme dhe këto reforma mbështeten nga ne”.

Javën e kaluar (11.10) Komisioni miratoi axhendat e reformave të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Ky ishte një hap kyç për të lejuar pagesat sipas planit të rritjes.

Von der Leyen njoftoi, se Shqipëria do të presë këstin e parë prej 64 milionë euro (69 milionë dollarë) deri në fund të vitit, ndërsa më tej do të marrë më shumë se 920 milionë euro (995 milionë dollarë) në total, sipas planit të rritjes.

Po ashtu duke filluar nga viti i ardhshëm, Shqipëria pritet të bëhet pjesë e zonës unike të pagesave në euro, nga e cila do të përfitojnë qytetarët dhe kompanitë e saj me një transfertë parashë “më të shpejtë, më të sigurt dhe falas”, sipas presidentes von der Leyen.

Hapet “Kolegji i Europës” në Tiranë

Gjatë vitës së saj në kryeqytetin shqiptar, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mori pjesë edhe në inagurimin e kampusit të Kolegjit të Europës, i pari jashtë vendeve të Bashkimit Europian. “Ky qytet është pararoja e integrimit Europian” – u shpreh Von der Leyen në fjalën e saj përballë studentëve, teksa foli edhe për përpjekjet destabilizuese që vijnë nga Rusia drejt Unionit Europian. Ndërkaq kryeministri Edi Rama i ftoi të rinjtë që të promovojnë kulturën dhe historinë e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bruksel. “Një arritje historike” – e cilësoi hapjen e Kolegjit të Europës rektorja Federica Mogherini.

31 studentë nga 22 kombësi të ndryshme do të jenë brezi i parë që do të diplomohen në Kolegjin Europian të Tiranës që mban emrin e politikanit të shquar francez, ish-President i Komisionit Europian, Jacques Delors.

Pas Shqipërisë, Von der Leyen do të vijojë turin në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje Hercegovinë. Sipas agjendës ajo do të takohet me presidentin serb, Aleksander Vuçiç me 25 tetor, ndërsa një ditë më pas me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti. Turi i saj do të përmbyllet në Podgoricë, Mal i Zi./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 26 minutash

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 32 minutash

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 36 minutash

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 1 ore

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 19 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.