Vrasja e policit/ Rama: Një tjetër shërbëtor i shtetit i mungon vendit

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të efektivit të policisë, Ardian Kodra. Kodra u vra dje në një përplasje të armatosur në Torovicë të Lezhës.

Kryeministri shkruan në facebook se një tjetër shërbëtor i shtetit do t’i mungojë sot familjes, kolegëve dhe vendit.

“Ardian Kodra, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ra në krye të detyrës! Një tjetër shërbëtor i shtetit i mungon sot familjes, miqve, kolegëve, njerëzve të këtij vendi.

Me respektin më të thellë lutemi që të prehet në paqe, duke u shprehur ngushëllimet më të ndjera gruas, djemve, nënës, motrave, vëllezërve dhe gjithë rrethit të tij familjar e shoqëror”,- tha Kryeministri Edi Rama.

Drejtuesit kryesor të shtetit kanë dënuar aktin e vrasjes së një efektivi të forcave të rendit.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10150147019281523.288499.138734771522/10153983663001523/?type=3&theater

SHKARKO APP