Vrau vëllëzërit.Frikë nga hakmarrja,ngujohet familja e Dushajt

Gjashtë familje nga fisi Dushaj në Postribë të Shkodrës dolën nga ngujimi. Bëhet fjalë për kushërinj të Aleksander Dushajt, vrasësit të dy vëllezërve, Skënder e Abdullah Shkami. Pas tre javësh nga momenti kur ndodhi vrasja e dyfishtë, familja Shkami pranoi kërkesën e pleqësisë.

Vetëm familjarët e afërt të Esat Dushajt, mbeten ende të mbyllur në shtëpi.

Me njëherë pas vrasjes, kushërinj dhe të afërm të Esat Dushajt, në fshatin Drishtë u mbyllën në shtëpi, nga frika e një sulmi hakmarrës.
Pavarësisht asaj që ndodhi, fisi Shkami lejoi pjesmarrje në varrim të fqinjëve të tyre. Nga ana tjetër, të afërm të vrasësit dënuan publikisht vrasjen që kreu njeriu i tyre. Që atëherë dy familjet, komunikuan përmes ndërmjetësve.
Ata çuan e morën fjalë mes njëri tjetrit, derisa familja e viktimës vendosi që kushërinjtë e Dushajve të lëvizin pa frikë dhe të mos mbyllen brenda në shtëpi.
Pas kësaj, të vetmit që rrezikohen janë pjestarët e ngushtë të familjes së Aleksandër (Esat) Dushajt;  babai, nëna dhe vëllai i cili jeton në Francë.
Arrestimi i autorit të ngjarjes lehtëson edhe nderhyrjen e pajtimtarëve për të cuar më tej procesin e faljes deri në mbylljen e saj. Deri atehere sipas te drejtes zakonore duhet kohe. Por përsëri frika e ndonjë hakmarrje të papritur i mban fisin e Dushaj nën ankth.

SHKARKO APP