Vritet në Shëngjin biznesmeni i njohur, lidhjet e tij me politikën. Lexoni se ç’shkruan VOA
Nuk ndalen atentatet. Një ish-kandidat për deputet u vra sot në Shëngjin në ora 13.30. Autori i vrasjes (shiko foton) ishte veshur pothuaj si punonjës policie!
Policia thotë se makina e autorëve, ishte një Range Rover me targa angleze me ngjyrë të zezë. Gjithashtu kanë identifikuar veshjen e autorëve. Ai që ka qëlluar ka qenë i veshur me uniformë shërbimi ngjyrë blu dhe jelek të verdhë fosforeshent.
Ardian Nikulaj, biznesmen i njohur në Lezhë por dhe në zonën e Veriut si dhe pronar i disa lokaleve u qëllua me armë zjarri në një lokal në pronësi të tij në hyrje të Shëngjinit.
Biznesmeni i njohur Nikulaj, baba i katër fëmijëve, ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021 në siglën e Partisë Social Demokrate. Aktualisht ishte kryetari i PSD-së dhe kandidat për anëtar të Këshillit bashkiak të Lezhës për zgjedhjet e 14 majit, nën logon e kësaj partie.
Biznesmeni njihej për lidhjet e tij të forta me njerëz të politikës dhe biznesit.
Ja komenti i “Zëri i Amerikës” për vrasjen:
Biznesmeni Ardian Nikulaj, i cili ushtronte veprimtarinë e tij në fushën e hoteleri-turizmit, u vra të mërkurën në qytetin e Shëngjinit.
Nikulaj, i përfshirë dhe në politikë, si pjesë e Partisë SocialDemokrate dhe aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak, ndodhej në mjediset e brendshme të resorit në pronësi të tij “Coral Shëngjin”, në Shëngjin kur u qëllua.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, autori i vrasjes ishte i maskuar, me skafandër në kokë dhe një jelek fosforeshent në trup, kur ka qëlluar me pistoletë ndaj Nikulajt. Menjëherë më pas ai është larguar me një motoçikletë.
Policia njoftoi se vrasja e 50-vjeçarit Nikulaj është kryer në orën 13 e 30 minuta, për motive ende të paqarta.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 Ardian Nikulaj ka qenë kandidat për deputet i Partisë Social Demokrate.
Ndërsa aktualisht ai drejtonte degën vendore të kësaj partie për qarkun e Lezhës dhe ishte përfshire ne listat e kandidateve për zgjedhjet vendore që pritet të mbahen më 14 maj.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, përmes një postimi në facebook u shpreh se “një ngjarje e tillë është cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë publikë në qytetin tonë”, ndërkohë që kërkoi zbardhjen e shpejtë të ngjarjes nga organet e rendit.
Ardian Nikulaj, ka mbajtur poste të rëndësishme në administratën shtetërore, përfshirë postin e drejtorit të ALUIZNI-t për Lezhën.
Sipas formularit të dekriminalizimit, dërguar në KQZ në vitin 2021, ai rezulton i dënuar me 4 muaj burg në vitin 2003 dhe me gjobë në vitin 2006. Në vitin 1998 ai ka qenë emigrant në Novara të Italisë/VOA/.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.
https://kohajone.com/vritet-kandidati-me-7-plumba-ne-koke-dhe-trup-autori-me-skafander-motori-ne-koke/
https://kohajone.com/ardian-nikulaj-levizte-me-makine-te-blinduar-dy-pistat-e-hetimit/