Vuçiç dështon në Kosovë, Thaçi takon Ilir Metën
Ndërsa në Kosovë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një vizitë 2 ditore, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar fundjavën ku takoi presidentin e Shqipërisë.
Ilir Meta u takua te Currilat në Durrës me Presidentin kosovar ku kanë biseduar për zhvillimet rajonale.
Ndërkohë presidenti serb u ndalua në rrugë nga kosovarët trima dhe u detyrua të ikte me bisht në shalë. Ai deklaroi se nuk e njohim Kosovën dhe se nuk ka ndryshim kufijve.
Ja çfarë shkruan Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta pas takimit me Presidentin Thaçi:
Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët.
Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme