Xhafaj takon Presidentin Macron: Mirënjohje për mbështetjen e Francës

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndodhet sot në Paris, pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare kundër terrorizmit. Gjatë zhivllimit të konferencës Ministri i Brendshëm është takuar me Presidentin Francez, Emanuel Macoron dhe me homologun e tij Francez, Gerard Collomb.

Pas takimit Ministri Xhafaj shkruan në twitter se i ka shprehur kreut të shtetit francez mirënjohje për ndihmën që Franca i ka dhënë Shqipërisë.

Postimi i plotë i Famir Xhafës në Facebook:

“Konferenca e Parisit mbi luftën kundër financimeve për terrorizmit “No Money for Terror”, u përmbyll suksesshëm. Gjatë punimeve, pata një bisedë shumë të frytshme me homologun Collomb, me të cilin ndamë vlerësimet rreth çështjeve të axhendës së përbashkët.

Falënderim i veçantë për vlerësimet e shprehura prej tij në përfundim të fjalës sime, duke çmuar publikisht punën e Qeverisë shqiptare dhe të MB. Mirënjohje për mbështetjen që Franca dhe qeveria e saj i japin vendit tonë.

Mundësi dhe kënaqësi e jashtëzakonshme që pata rastin të shkëmbeja një përshëndetje të përzemërt me Presidentin Macron. Mirënjohje zoti President për vlerësimet tuaja shumë inkurajuese!”

 

Ministri Xhafaj takon homologun Collomb

Gjatë qëndrimit në Paris, pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare mbi luftën kundër financimit të organizatave terroriste “No Money for Terror”, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pati mundësinë që të takohej e të bisedonte me homologun francez, ministrin Collomb.

Ministri i Brendshëm francez shprehu sërish kënaqësinë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe autoriteteve policore në fushën e sigurisë dhe punëve të brendshme dhe veçanërisht në arritjet pozitive të muajve të fundit në luftën kundër krimit te organizuar, menaxhimin e kufijve dhe migracionit të parregullt.

Nga ana e tij, ministri Xhafaj shprehu vlerësim të veçantë për inkurajimin e autoriteteve më të larta franceze në këtë drejtim dhe veçanërisht për vlerësimet pozitive të bëra publike nga ministri Collomb.

Gjithashtu, të dy ministrat ndanë mendime rreth procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, veçanërisht pas raportit të fundit të Komisionit Evropian i cili rekomandon hapjen e negociatave për antarësim në BE.

Rezultatet në fushat e sipërpërmendura, të vlerësuara edhe nga autoritetet franceze, luajnë një rol të rëndësishëm në proceset dhe vendimet e rëndësishme në të ardhmen.

Ata ranë dakort të takohen së shpejti në Paris ose në Tiranë së bashku me ekipet përkatese, për të vlerësuar punën e bërelë dhe për të thelluar më tej bashkëpunimin në fushën e rendit dhe sigurisë.

SHKARKO APP