Xhaxhai i Ervis Martinajt: Mund ti ketë ndodhur diçka nga grupet që kërkojnë ta eliminojnë

Ku është i shumëkërkuari nga Policia, Ervis Martinaj?

Xhaxhai i tij Faik Martinaj pretendon se vetë nuk ka pasur asnjë komunikim me nipin e tij. Në denoncimin që ai ka bërë në Komisariatin e Policisë së Kurbinit përshak se kanë tre ditë që nuk komunikojnë, pretendon se e ka njoftuar një njëri nga Puka për zhdukjen e nipit, madje dhe i është shfaqur i shqetësuar se mund t’i kishte ndodhur ndonjë gjë e keqe.

“Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait tim, Ervis Martinaj, i cili është shpallur në kërkim nga prokuroria e posaçme kundër krimit dje rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë, që për arsye sigurie nuk dua të përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është nga Puka dhe më ka vënë në dijeni se Ervisi është zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të. Dua të theksoj se që prej kohësh nipi, Ervisi, është shpallur në kërkim nuk kam patur asnjë kontakt të drejtperdrejtë apo në telefon, por vetëm nëpërmjet personave të afërm. Kemi dyshime se Ervisit mund ti ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale që kërkojnë ta eliminojnë”.

“Kujdes se do të ketë kontrolle”, është mesazhi i fundit që familjarët e Ervis Martinajt kanë marrë nga njerëzit që i rrinë shumë afër atij. Ky denoncim i familjarëve vjen pas disa vrasjeve të ndodhur në zonën e Fushë-Krujës, ku target ishin njerëzit e Ervis Martinajt. Duket e paqartë situata edhe për faktin se Martinaj është prej muajsh në kërkim dhe janë organizuar disa herë operacione për kapjen e tij.

Ervis Martinaj është në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani i cili ka thënë se Martinaj e kishte paguar për të vrarë Indrit Doklen. Ai ka thënë se 500 mijë euro do paguante Ervis Martinaj për këtë vrasje.

Akoma nuk dihet se ku dhe a është gjallë Ervis Martinaj pasi grupet kriminale duan ta eliminojnë, ndonëse ai njihet si ekspert i mirë në këtë fushë.

SHKARKO APP