“Xhisiela” dhe “Babale”. Vasili: Këto që bënë Rama si bënte as Enver Hoxha

Dy skandalet më të përfolura së fundi, çështja “Xhisiela” dhe “Babale”, mazhoranca ka arritur të përmbysë denoncimet duke i paraqitur akuzat e opozitës si sajesa.

Kryetari i deputetëve të LSI, Petrit Vasili thotë se kryeministri po manipulon fakte dhe Prokuroria vetëm sa konfirmon më pas me shkresa atë që deklaron kryeministri në mbledhjet e partisë.  Në një intervistë për “Report TV”, kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili tha se nuk ja vlen më të komentosh qëndrimet e kreut të qeverisë. Sipas tij, kryeministri Edi Rama po sajon sulme dhe skenarë që nuk bëheshin as nga diktatori Enver Hoxha.

I pyetur për çështjen e dhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit, Vasili u shpreh: “Nuk kam asnjë koment. Kjo çështje vuri në provë shtetin shqiptar. U bënë me përdhunuesin. Kur skandali u bë publik, ai përfundoi në burg. Opozita ka pasur vetëm një pozicion, deklaratat e bëra publike nga Nuhu i ka mbështetur. Ekspertiza mjeko-ligjore është e vërtetë. Rama tha se e dinte çëshjten e Xhafaj që në 18 maj. Paska qënë më i mirë sesa prokuroria? Çfarë kasete ka pasur ky? Ku e ka gjetur? Ia dha Arta Marku? Nuk i bënte as Enver Hoxha”,- deklaroi Petrit Vasili.

Pjesë nga intervista e krytarit të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili

Pika e parë e paketës së prezantuar nga Basha sot ka qënë Vetting në politikë, a ka kohë?

Thelbi ishte dekriminalizimi i zgjedhjeve. Sot ishte një temë, pasi ekspertët kanë thënë që 20% e votave janë shit-blerë. Kriminalizimi i zgjedhjeve është fakt. Një përdhunues na kërcënon: Do ta shikoni në zgjedhje. Nuk mbron veten por na kërcënon ne. Pra ka një shit-blerje ordinere. Ky është fenomeni që shkatërroi zgjedhjet në Shqipëri. Edhe Partia e Punës ishte më korrekte në zhvillimin e zgjedhjeve. Ne vendosemi si vendi më negativ më Europë në rajon që ka probleme të tilla me zgjedhjet. Kjo forcë politike nuk jeton dot pa kapje.

Gjithashtu u tha se do të reduktohen shpenzimet e fushatës, a do të rëndojë kjo gjë tek qytetarët?

Modeli mëton që të evidentohen të gjitha financimet. Në fund të fundit do të kemi kostot e qarta.

Kosto më e madhe për qytetarët?

Buxheti i shtetit paguan për partitë. Çdo shoqëri merr përsipër kostot minimale. Pra të mos shpenzohen më para të kota dhe të tepërta. Mos të harxhohen më para për banerat apo për posterat.

Sa i përket votimit elektronik?

Ndihmon në zgjedhje të lira. Do të ishte një gjë e mirë po të zbatohej por nuk jam ekspert. Rëndësi ka që zgjedhjet do të jenë të lira.

Do të hyni në zgjedhje?

Nuk do të bëjmë zgjedhje të standarteve miserabël. Për këtë beteja do të jetë shumë e rreptë. Por nuk diskutohet. Nuk jam e njohur me amendamentin e PS-së. Rilindja ka vendosur të bëjë kapjen e këtij sistemi. PS-ja komandohet nga përdhunuesit.

Çështja “Xhisiela”, komenti juaj për çëshjten?

Nuk kam asnjë koment. Kjo çështje vuri në provë shtetin shqiptar. U bënë me përdhunuesin. Kur skandali u bë publik, ai përfundoi në burg. Opozita ka pasur vetëm një pozicion, deklaratat e bëra publike nga Nuhu i ka mbështetur. Ekspertiza mjeko-ligjore është e vërtetë. Rama tha se e dinte çëshjten e Xhafaj që në 18 maj. Paska qënë më i mirë sesa prokuroria? Çfarë kasete ka pasur ky? Ku e ka gjetur? Ia dha Arta Marku? Nuk i bënte as Enver Hoxha.

Sa i përket paketës “Antishpifje”, a duhet një e tillë?

Njëri që shpif quhet Edi Rama. Ai ka drejtësinë në dorë. Ai thotë: “Unë do shpif ju mos thoni të vërtetën.”

A e keni një kandidat për Tiranën?

Nuk kemi asnjë kandidaturë është çlirimi i zgjedhjeve nga dekriminalizimi.

SHKARKO APP