Soros: Bashkimi Europian drejt shpërbërjes, si Bashkimi Sovjetik

George Soros ka paralajmëruar se BE është drejt shpërbërjes. Ai thotë se votuesit u janë larguar partive kryesore politike pasi “elitat u kanë vjedhur demokracinë”. Soros parashikon se BE do të shpërbëhet brenda 2017.
86-vjeçari hungarezo-amerikan tha se “Brukseli është në pikën e thyerjes” dhe mund të bjerë nën influencën e Vladimir Putin.

Në një shkrim të tijin në një blog, Soros tha “shoqërita e hapura janë në krizë dhe shumë shoqëri të mbyllura, nga fashistët te shtetet mafioze, janë në ngritje”.

“Si ndodhi kjo? Shpjegimi i vetëm që unë mund të gjej është se liderët e zgjedhur dështuan në misionin e tyre për të qenë pranë votuesve, për të përmbushuar aspiratat e tyre”, tha miliarderi.

“Është mjaft e thjeshtë, ata mendojnë se elitat u kanë vjedhur demokracinë”, tha Soros.

Soros ka një pasuri prej 25 miliardë dollarësh të bëra falë tregut të çregullt global dhe paaftësisë së qeverive të ndryshme për të shpërndarë pasurinë. Goditja e tij më e madhe ka qenë në vitet ’90 me paundin britanik.

“Mungesa e politikës së shpërndarjes së pasurisë dhe të mirave materiale është arsyeja kryesore pse kundërshtarët e demokracisë po ngrihen vitet e fundit”, tha ai.

Ai më tej sulmoi Angela Merkelin duke e fajësuar se “pas krizës nuk pa përtej hundës së vet duke dëmtuar Bashkimin Europian”.

“Bashkimi Europian do të pësojë shumë shpejt të njëjtin fat që pati Bashkimi Sovjetik”, përfundon ai shkrimin.

SHKARKO APP