Ylli Manjani: Hej dreq o punë! Djathtas “punë zogu”, majtas “punë tenderash”

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar për zhvillimet politike në vend duke deklaruar se parlamenti ka nevojë për një reformë të thellë. Në mënyrë ironike ai treguar se si mendojnë djathtas kur janë pa pushtet dhe si veprojnë majtas kur kanë tepsinë.

Deputetët djathtas shkëmbejnë mesazhe të tipit: “të henksha zogun…”- muhabet opozite! Deputetët majtas shkëmbejnë mesazhe të tipit: “po tenderi im kur bëhet”?- muhabet qeverie!

Njerëzit që i zgjodhën deputetët shqyejnë sytë nga ç’shohin aty e ç’u dëgjojnë veshët- muhabet populli!

Swiss Digital Desktop Reklama

Po që e do vërtetë një reformë ky parlament! Po kush do ta marrë nismën?!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ja, këtu kemi mbetur të gjithë si guakë! Ndaj dhe kemi këtë qeveri...”.- shkruan Manjani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?