Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:30 Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Amerikane e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ylli Manjani: Kushtetuta e thotë qartë se s’mund të merret masë pezullimi as për deputetin as për anëtarin e qeverisë. Kemi PUÇ e jo puç-puç!

Ylli Manjani: Kushtetuta e thotë qartë se s’mund të merret masë pezullimi as për deputetin as për anëtarin e qeverisë. Kemi PUÇ e jo puç-puç!

Lajme
E hënë, 24 Nëntor 2025 09:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ylli Manjani

Ja edhe një informacion ligjor më shumë, që mbase u ndihmon sadopak të kuptohet se përse ndalimi i pezullimit nga detyra për deputetin (personin e zgjedhur pra), nuk zbatohet dot as për anëtarin e qeverisë.
Ky është neni 103 i Kushtetutës.
Pra e thënë thjeshtë, nëse ndaj deputetit nuk merret dot (as me leje nga Kuvendi) masa e pezullimit nga detyra, për shkak të barazisë në imunitet, kjo masë nuk merret dot as ndaj anëtarit të qeverisë.
Të gjithë ata që i ka bindur vendimi i SPAK dhe GJKKO, bazohen në arsyetimin se Belinda Balluku nuk është pezulluar si deputete, por si anëtare qeverie. Kjo sepse ata pranojnë tashmë se deputeti nuk pezullohet.
Por s’duan ta lexojnë, aq më pak të kuptojnë, nenin 103 të Kushtetutës. Nuk po them të lexoni debatet kushtetuese kur u hartua ky nen Kushtetues, se dhia ka bërë punën e vet tashmë duke ua ngrënë ato libra.
Por thjesht duhen lexuar në harmoni neni 242.2 i Kodit të Proçedurës penale me nenin 103 të Kushtetutës dhe del qartë se ajo që ndalohet për deputetin, ndalohet edhe për anëtarin e qeverisë. Përtej faktit se Kodi i Procedurës flet në tekst për “person të zgjedhur” dhe jo funksion të zgjedhur, siç edhe ngatërrohet shumica.
Imuniteti është shpikur për të mbrojtur pushtetet që dalin nga vota prej ndërhyrjeve puçiste të autoriteteve apo pushteteve të emëruara. Po nejse, se edhe kjo mbase është shkencë.
Lexoni ligjet e shtetit. Lexojini në harmoni llogjike me njëri-tjetrin dhe jo me hapësira reklamash në mes. Kaq!
Llogjika interpretuese (mbiligjore) e ndjekur nga GJKKO dhe SPAK çon në ndërhyrje brenda pushtetit ekzekutiv. Si e tillë është jo vetëm kundër kushtetutës, por edhe preçedent shumë i rrezikshëm.
Askush nuk do ta ndalonte dot më drejtuesin e SPAK të përzinte Kryeministrin dhe gjithë qeverinë dhe t’a linte qeverisjen në dorë të Agjensisë së Menaxhimit të Aseteve të Sekuestruara. Pse jo?!
Këtu nuk ka rëndësi na pëlqejnë apo jo emrat që qeverisin. Kur nuk na pëlqejnë nuk duhen votuar. Kjo është zgjidhja.
***
Gjithashtu e përsëris: masa e pezullimit ndaj një personi të zgjedhur dhe në nivel anëtari qeverie është zbatuar për herë të parë javën që shkoi. Ndaj askush nuk mund të vijojë të gënjejë veten e dynjanë, se për këtë nen paska praktikë gjyqsore.
Përpiquni të kuptoni se kemi të bëjmë me një tufë zyrtarësh (prokurorë e gjykatës) të karikuar më shumë se ç’duhet, të cilët mendojnë se janë elita e jurisprudencës në këtë vend dhe, se ata i kanë dhënë vetes të drejtën të krijojnë jurisprudencë për të kënaqur turmat dhe talebanizmat, që nuk përtojnë të gjuajnë me gurë e baltë, pa pritur gjykimin e ligjit.
Turmave nuk u intereson shkelja e ligjit, as puçi kushtetues, aq më pak gjykimi i rregullt me prova. Turmave u duhet mishi që ta pështyjnë, ta gjuajnë me gurë e baltë.
Kjo nuk quhet drejtësi, por ndëshkim taleban.
Refuzoj të jem anëtar i kësaj turme, ndaj dhe nuk pajtohem kurrësesi me puçe kushtetuese, pavarësisht mendimit të palëkundur që kam se kjo qeveri që rri kaq gjatë në pushtet, nuk ka shans të qeverisë mirë. Ajo duhet të ishte në opozitë, pavarësisht se po e njëjta turmë e votoi (me shumë gjasë prap do ta bëjë) për ta mbajtur aty.
Ja kështu bëhet puçet/grushtet kushtetuese.
Është puç, jo puç-puç…!

Mund t'ju interesojë

Sali Berisha shkon në SPAK

Sali Berisha shkon në SPAK

Para 27 minutash
Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 56 minutash
Ndeshja Shqipëri-Finlandë, Policia merr masat: Ja rrugët që do të bllokohen në kryeqytet

Ndeshja Shqipëri-Finlandë, Policia merr masat: Ja rrugët që do të bllokohen në kryeqytet

Para 1 ore

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 11 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 27 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 28 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 35 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 13 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.