Paralajmërimi/Manjani: Presidenti Meta nuk mund të dekretojë Edi Ramën edhe ministër
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaron se një person nuk mund të mbajë dy funksione brenda qeverisë.
Manjani tregon se nenet 95 dhe 103 të Kushtetutës nënvizojnë se kryeministri dhe ministri janë dy funksione kushtetuese më vete.
Ai thekson se neni 103 e ndalon specifikisht ministrin të kryejë funksione të tjera.
Ish-ministri tregon se kryeministri nuk ndalohet të jetë ministër, por ministri nuk mund të jetë njëkohësisht edhe kryeministër.
“I njëjti debat vlen edhe për pozitën e zv/kryeministrit. Në të shkuarën kemi patur zv/kryeministër dhe ministër. Sipas këtij leximi që i bëj Kushtetutës me rezulton që është e gabuar që një person të mbajë dy funksione brenda qeverisë”,- thekson Manjani.
Sipas tij, ky ka qenë një diskutim i gjatë gjatë hartimit të këtyre neneve të Kushtetutës dhe u shkrua kështu pikërisht për të ndaluar këtë propozim që bën sot Edi Rama.
Shënimi i plotë i Manjanit:
Sipas Kushtetutës neneve 95 dhe 103, Kryeministri dhe ministri janë dy funksione/detyra kushtetuese më vete.
Të dy këto funksione veprojnë në përbërje të Këshillit të Ministrave dhe njëkohësisht si titullarë të institucioneve.
Neni 103 e ndalon specifikisht ministrin të kryejë funskione të tjera.
Pra vërtetë Kryeministri nuk ndalohet të jetë ministër, por ministri nuk mund të jetë njëkohësisht edhe Kryeministër.
I njëjti debat vlen edhe për pozitën e Zëvendëskryeministrit. Në të shkuarën kemi patur Zëvendëskryeministër dhe ministër. Sipas këtij leximi që i bëj Kushtetutës me rezulton që është e gabuar që në person të mbajë dy funksione brenda qeverisë.
Ps. Ky ka qënë një diskutim i gjatë gjatë hartimit të këtyre neneve të Kushtetutës dhe u shkrua kështu pikërisht për të ndaluar këtë propozim që bën sot Edi Rama.
Kuriozët mund ta gjejnë këtë informacion në zbardhjen e debatit për hartimin e Kushtetutës, që është një zbardhje e regjistrimeve të mbledhjeve të Komisionit Shtetëror për Hartimin e Kushtetutës.