Ylli Manjani: Qeveria Rama na bëri xhonturq
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në facebook, ironizon vendimin e qeverisë shqiptare, në lidhje me ndërtimin e aeroportit kombëtar në Vlorë, i cili përflitet se do të ndërtohet nga një kompani turke.
Duke marrë shkas nga këto projekte të ”dyshimta”, Manjani thekson se rilindja po i kërkon Europës të na pranojë si Xhon-turq, e jo si shqiptarë.
”Përveç Pasha Limanin, Turqve ju dhamë edhe Hava Limanin! Mu në Vlorë. Në vitin e Skënderbeut! Po në këtë vit i kërkojmë Europës të na pranojë! Të na pranojë kështu siç jemi me Pasha e Hava Liman”,-shkruan Manjani.
Postimi i plotë
Përveç Pasha Limanin, Turqve ju dhamë edhe Hava Limanin! Mu në Vlorë. Në vitin e Skënderbeut!
Po në këtë vit i kërkojmë Europës të na pranojë! Të na pranojë kështu siç jemi me Pasha e Hava Liman.
Po i kërkojmë Europës të na pranojë si Xhon-turq, jo si Shqiptarë!
Ore Rilindje, jo shaka!
Aeroporti i Vlorës, gazeta gjermane: Do ndërtohet nga një i afërt i Erdogan