Ylli turk i popit Gulsen arrestohet se bëri humor me “Imam Hatip”, shkollë ku kishte studiuar President Erdogan
Në Turqi po fole shumë, përfundon pas hekurave.
Ylli turk i popit Gulsen është arrestuar pasi prokurorët e Stambollit hapën një hetim kundër saj me akuzën e ” nxitjes së urrejtjes dhe armiqësisë ” mbi një koment që ajo bëri në skenë për institucionet arsimore fetare.
Për rastin ka reaguar edhe Uashtingtoni, ku sipas Reuters, në një deklaratë nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ai tha se SHBA është e shqetësuar për përpjekjen e Ankarasë për të kufizuar lirinë e fjalës përmes censurës dhe gjykatave.
Komenti në fjalë është bërë disa muaj më parë, por gazetarët e turk e zbuluan këtë javë. Edhe pse ajo bëri një deklaratë duke kërkuar falje, sërish u arrestua.
Komenti kishte të bënte me partnerin dhe bateristin e saj, teksa me shaka tha se ata kanë “studiuar tek Imam Hatip, ndaj dhe janë të çoroditur”.
Në Imam Hatip ka studiuar edhe presidenti turk, ndërsa është një shkollë që aftëson të rinjtë për t’u bërë imamë dhe predikues