Zbulohet gjyqtari i ndeshjes Shqipëri-Francë
Ndeshja e radhës që Shqipëria do të luajë në kampionatin Europian në Francë, do të gjykohet nga një kryesor skocez.
UEFA ka bërë me dije se Uilliam Collum, i cili ka një eksperiencë të gjatë në drejtim në nivele të larta. Ndihmësit e tij do të jenë Boby Maden dhe John Beaton.
Ky gjyqtarë është një njohje e vjetër për Shqipërinë . Ndeshja e fundit që ai ka drejtuar në Kupat e Europës është ajo mes Bayern Leverkusen dhe Villarreal në datën 17 Mars, ndërsa në datën 4 Shtator të vitit 2015 ai drejtoi ndeshjen eliminatore mes Danimarkës dhe Shqipërisë në Kopenhagen.
Collum ka drejtuar gjithashtu edhe ndeshjen e luantur në vitin 2013 në Tiranë mes Shqipërisë dhe Norvegjisë e mbyllur në barazim 1-1