Zëdhënësi i Presidentit përgjigje Ramës: Kthimin e Buxhetit e kërkoi PS
Tedi Blushi, Zëdhënësi i Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës kundër kthimit të ligjit për Buxhetin 2019 nga kreu i shtetit. Blushi sqaron opinionin se vendimi i kreut të shtetit për kthimin e ligjit erdhi pas kërkesës së bërë në Kuvend nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Në një reagim në rrjetet sociale, Blushi sjellë edhe deklaratën e numrit dy të PS, Taulant Balla, i cili thotë se PS nuk mund të ndryshojë buxhetin e shtetit, pasi ai ndodhet në Presidencë. Pra vetë PS-ja tha publikisht se nuk kemi ç’të bëjmë tani se e kemi votuar, ndaj Presidenti e ka në dorë firmën e ligjit, sipas Kushtetutës.
Natyrisht nisur nga shqetsimi i drejtë studentëve dhe për të ndihmuar qeverinë që ta rishikojë buxhetin në favor të zgjidhjes së kërkesave, Presidenti e ktheu Ligjin.
Kryeministri Rama ka reaguar pas kthimit të Ligjit nga Ilir Meta, në mënyrë alucinante, i lodhur dhe i dëshpëruar sepse duket se edhe në PS janë kundër praktikës së tij ku po e fut mazhorancën në konflikt social me studentët dhe popullin.
Deklarata e Zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushit
“Ja kur erdhi reagimi i Presidentit Meta për çështjen e Buxhetit. Pjesë nga deklarata e sotme në Kuvend e kryetarit të grupit parlamentar të PS, z.Taulant Balla:
Si ta ndryshoj unë buxhetin Petrit, kur buxheti është te Ilir Meta?
Buxheti sot është te Ilir Meta, nuk është në Kuvend. Është te Presidenti i Republikës. Të gjithë e dini që procedura e ndryshimit të buxhetit është një procedurë që nuk bëhet me dy gisht letër, po kjo është tallje.
28 vjet tallje dhe doni të bëni edhe 28 minuta tallje me studentët këtu në sallën e Parlamentit”.
Pasi presidenti Ilir Meta riktheu serish ne Kuvend ligjin për buxhetin 2019, për t’ju ardhur në ndihmë kështu plotësimit të kërkesave të studentëve, kryeministri Edi Rama reagoi ashpër në rrjetet sociale. “Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së?Asnjë çudi!Vazhdon papushim e në çdo formë,presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër Dialogut?Miq!Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes??”, shkruan Rama në Twitter.
Ndërkohë studentët pas protestës para Kuvendit ndodhen në shesh para Kryeministrisë dhe deklarojnë se nuk do të pranojë asnjë negociatë pa u plotësuar 8 kërkesat.
E vetmja mënyrë të vlefshme e plotësimit të 8 kërkesave është ndryshimi i Buxhetit 2019 dhe konkretisht fondet për Ministrinë e Arsimit dhe universitete.