Zelimkhan Abakarov, mundësi fantastik me nënshtetësi shqiptare, shpallet kampion bote. Ngrihet flamuri shqiptar në Beograd

“Zelimkhan Abakarov, mundësi fantastik me nënshtetësi shqiptare, shpallet kampion bote dhe nën tingujt e himnit tonë kombëtar ngre flamurin kuqezi në Beograd”- shkruan kryeministri Rama pas fitores kampion bote.
Edhe Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar urimin e tij:
“Zelimkhan Abakarov, mundësi me nënshtetësi shqiptare i KS Tirana, shpallet kampion bote në Kampionatin Botëror të Mundjes – Beograd 2022.
Faleminderit Leonard Çakmashi, për kontributin si trajner! KRENARË per ty Zelimkhan!”- shkruan Erion Veliaj.

Ilir Meta shkruan: “Shqipëria kampione e botës në sportin e mundjes.
I lumtur për këtë fitore të madhe, që na krenon të gjithëve. Mirënjohje kampionit tonë Zelimkhan Abakarov për këtë sukses të jashtëzakonshëm! Gjithashtu një falenderim të përzemërt për Sahit Prizrenin për premtimin e mbajtur”.

Edhe Sali Berisha ka postuar urimin e tij:’

Një fitore historike, e jashtëzakonshme e mundësit Kuq e Zi, Zelimkhan Abakarov në Beograd!
Miq, shkruhet historia në Beograd, fitore tepër dominuese nga mundësi ynë me performancë mahnitëse e të rrallë, Zelimkhan Abakarov.
Mundësi Kuq e Zi nderoi flamurin tonë kombëtar, duke fituar medaljen e parë të artë në kampionatin botëror të mundjes.
Ai mposhti amerikanin, Gilman Thomas (medalist dhe kampion bote).
Një përballje burrërore tepër e saktë, tepër emocionuese, dhe gjithcka e mirëkalkuluar, e mirëmenduar nga sportisti ynë.
Urimet më të përzemërta.

SHKARKO APP