Zgjedhjet në LSI, Ilir Meta rikonfirmohet si kryetar i partisë
https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1339306419415946/
Ilir Meta është rikonfirmuar si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, me 76% të votave të anëtarëve të kësaj partie. Ornela Muhametaj, kryetarja e KQZ së LSI tha se Meta u shpall fitues me 31.815 vota.
Në votim morrën pjesë 84.29 për qind të anëtarëve të LSI në të gjithë vendin, ku nga kutitë e votimit 508 vota ishin të pavlefshme. Përparim Spahiu mundi të merrte 12.1 % të votave dhe 11.9 % Shezai Rrokaj.
Deklarata e Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të LSI-së, Ornela Zonja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i LSI-së, i mbledhur sot në datë 07 nëntor 2016, bazuar në tabelat përmbledhëse të rezultateve të komisioneve zonale në nivel qarku, në përfundim të këtij procesi konstatoi se:
- Morën pjesë në votimin 42370 anëtarë të regjistruar në listat e votimit ose 84.29% e tyre.
- Në kutitë e votimit u gjendën 42370 fletë votimi nga të cilat 41862 prej tyre u vlerësuan të vlefshme dhe 508 vota u vlerësuan të pavlefshme.
- Shpërndarja e votave të vlefshme rezulton si më poshtë:
- Kandidati ILIR REXHEP META ka marrë 31815 vota ose 76% të tyre
- Kandidati PËRPARIM ISLAM SPAHIU ka marrë 5065 vota ose 12.1% e tyre
- Kandidati SHEZAI FETA RROKAJ ka marrë 4982 vota ose 11.9% e tyre
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bazuar në rezultatet e mësipërme vendosi të shpallë fitues të garës për Kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta. .
Gjej rastin të falënderojë të gjithë anëtarët e LSI-së për pjesëmarrjen dhe kontributin e rëndësishëm që dhanë për të realizuar një proces zgjedhor shembullor për nga pjesëmarrja dhe standardet e zgjedhjeve.
Falënderoj gjithashtu të gjithë anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit, grupet e numërimit, vëzhguesit dhe të gjithë ata që kontribuuan për mbarëvajtjen e këtij procesi pa harruar një falënderim të veçantë për të gjithë përfaqësuesit e medias për ndjekjen me profesionalizëm dhe transparencë të procesi.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Kav45q8UeM4&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]